ISHP, shkollat e Tiranës, pa standarte higjieno-sanitare
Autori i Lajmit: red.
Në 88 për qind të klasave në disa shkolla të Tiranës, niveli i zhurmave është mbi vlerat standarde të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (vlera standarte është 35 dB). Kjo sipas një sondazhi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë vitit 2007-2008. Sipas ISHP, qëllimi i këtij sondazhi është vlerësimi i situatës higjeno – sanitare të mjediseve të brendshme në institucione dhe impakti i tyre në shëndet. Sondazhi është realizuar në disa shkolla të lagjes nr.10 (Njësia bashkiake Nr.3 dhe Nr.4) dhe është bazuar në matjen e treguesve mikroklimate, tregues fizike, mikrobiologjik të ajrit dhe tregues shëndetësor si zhurma (brenda në klasën bosh dhe jashtë në varësi të distancës nga rruga), ndriçimi natural dhe artificial në varësi dhe të kohës që zhvillohet mësimi, temperatura (e brendshme dhe e jashtme), lagështia relative (e brendshme dhe e jashtme), në shpejtësinë e lëvizjes se ajrit (e brendshme dhe e jashtme), shkallën e kontaminimit të ajrit nga ana mikrobiologjike. Nga sondazhi rezulton se në 64 përqind të klasave, koeficienti i ndriçimit (tregues i ndriçimit natyral) është nën vlerat standarte të OBSH (vlera standarte është 1/6-1/7). Në 88 përqind të klasave ekziston mbipopullimi, ku vlera norme e sipërfaqes së klasës për një nxënës është 1.5 m²-2m², ndërsa në 67 përqind të klasave vlera e lagështisë relative është mbi vlerat standarde të OBSH (vlera standarde është 40 përqind-60 përqind). Vlerat norme të lagështirës relative janë të lidhura me vlerat norme të temperaturës së brendshme, ku në temperaturë 18º-20º lagështia relative është 40%-60%. Impakti shëndetësor është vlerësuar nga grumbullimi i të dhënave nëpërmjet një pyetësori. Ai u bazua në disa tregues si simptomat respiratore, simptomat alerigjike, vlerësimin e gjendjes social-ekonomike të familjes së fëmijës nëpërmjet anketimit të prindërve të fëmijëve, stilit të jetës së prindërve të tyre dhe mjedisit, ku fëmija banon, etj. Kohëzgjatja e sondazhit ishte 1 vit, ndërsa matjet e treguesve u realizuan në 3 stinët e vitit. Godinat, ku përfshihen institucionet e arsimit shkollor, konsiderohen mjedise jetese me hapësira të kufizuara, të cilat mund të ushtrojnë ndikimin e tyre në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008