Trajneri mahnitet nga Berisha: Është fenomenal
Ka shënuar një eurogol të shtunën teksa ka dribluar tre mbrojtës në minutën e 84-ët dhe më pas e ka dërguar topin në rrjetë.
Besart Berisha është rikthyer si më parë dhe trajneri i Bërnleit, Ouen Koil, është shumë i kënaqur me golin dhe me paraqitjen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Besart Berisha. 23-vjeçari ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës angleze Burnlei. Berisha ka shënuar golin e tretë në fitoren, 3-0 ndaj Akringtonit të shtunën. “Goli do t’i bëjë mirë Berishës dhe do ta ndihmojë që t’i shtohet vetëbesimi. Jam shumë i kënaqur nga paraqitja, tifozët u treguan të mrekullueshëm me të dhe ai ua shpërbleu me një gol të shkëlqyer. Berisha ka qenë jashtë fushe për një vit dhe të gjithë ishim dyshues për rikthimin e tij, por dje na ka bindur se është kthyer ai i mëparshmi, plot grinte dhe entuziazëm në fushë. Ai ka shënuar një gol fenomenal dhe shpresoj që ky gol ta ndihmojë të rikthehet në nivelin ku ishte”, ka deklaruar trajneri Koil. Kosovari 23-vjeçar e ka nisur si rezervë ndeshjen dhe është aktivizuar në pjesën e dytë, por kaq ka mjaftuar që ai të realizonte gol në minutën e 84-ët, pasi kaloi tre mbrojtës. “Jam shumë i lumtur për golin që shënova. Ky ishte goli im i parë me fanellën e Bërnleit dhe më duket sikur jam në ëndërr pas atij viti të tmerrshëm që m’u desh të kaloja. Falënderoj tifozët për përkrahjen e tyre dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë gola sezonin e ardhshëm”, ka thënë i emocionuar sulmuesi i përfaqësueses kuqezi. Berisha mungoi gjithë sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ai këputi ligamentet e gjurit të djathtë në miqësoren Shqipëri-Maltë 3-0 më 20 gusht të vitit të kaluar. Te Bërnlei që militon në Ligën e Dytë angleze (Championship) u transferua sezonin e kaluar nga Hamburgu për një shumë prej 500 mijë euro. Berisha cilësohet si një nga lojtarët me të ardhme të madhe të përfaqësueses shqiptare. Ai shquhet për teknikën dhe shpejtësinë e tij. Shpesh herë me përfaqësuesen ka luajtur si mesfushor krahu (si në të majtë ashtu edhe në të djathtë) dhe ka arritur të përshtatet mjaft mirë në këtë rol. Pritet që edicionin e ardhshëm të jetë një nga titullarët e përfaqësueses shqiptare.