E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i Mediut, kërkohen letra shtesë

Këshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar çështjen për heqjen e imunitetit të Mediut, sipas kërkesës së prokurorisë, por mbledhja nuk ka zgjatur as 10 minuta, për mungesë dokumentacioni.

Arjan Madhi, anëtar i këshillit të PR-së ka kërkuar që kërkesa e prokurorisë të shoqërohej dhe me dokumentet përkatëse ashtu siç e kërkon ligji.

“Ligji e shpreh në mënyrë eksplicite, së përveç këreksës duhen edhe dokumente shoqëruese. Ne po e mbajmë kërkesën por procedurat nuk do të fillojnë derisa prokuroria të sjelli materialin e kërkuar”- tha Madhi.

Kryetarja e kuvendit e ka pranuar këtë pikë dhe i ka sugjeruar z. Madhi ta bëjë me shkrim kërkesën e tij ashtu siç e kërkon rregullorja.

Sipas saj pas depozitimit të dokumenteve do të caktohet edhe data për procedim të mëtejshëm.

Sipas rregullores se kuvendit, këshilli shqyrton çdo kërkese për dhënien e autorizimit nga kuvendi për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti te ndaluar ose te arrestuar. Ne letrën e dërguar kuvendit, kryeprokurorja paraqet një sere akuzash ndaj ish ministrit te mbrojtjes për veprime dhe mosveprime te tij qe sollën si pasoje tragjedinë e Gërdecit. Ne baze te rregullores, këshilli me një përbërje te barabarte midis pozitës dhe opozitës, ne përfundim te shqyrtimit brenda 4 javëve do te hartoje një raport, te cilin do t'ia paraqesë seancës plenare, ne te cilin pritet t'i rekomandoje rrëzimin ose miratimin e dhënies se autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Mediu. Mbi Mediun rendojne disa akuza lidhur me ngjarjen e Gerdecit.  Kështu sipas Organit të Akuzës ai ka shmangur forcat e armatosura nga garantimi i sigurisë dhe nga mbikëqyrja e punës në Gërdec në kundërshtim me vendimet e Këshillit të MinistraveËshtë bërë përzgjedhje e gabuar për vendin e demontimit që ka ardhur në kundërshtim me rregulloret e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat kërkojnë licencim për vendodhjen e depove ku kryhet demontimi. Është lejuar demontimi i kalibrit të madh të municioneve ndërkohë që ligji lejon vetëm demontimin e municioneve të vogla.Është lejuar leja e eksportit për dy kompanitë, SAC dhe Albademil, ndërkohë që rregullorja thotë se kompani të palicencuara nuk mund ta bënin këtë gjë. Së fundi Mediu sipas kryeprokurores nuk ka iniciuar nxjerrjen e akteve ligjore për eksport importin e mallrave ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›