E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari mban peng të shoqen për 8 muaj

 

Një grua e re nuk është lejuar nga i shoqi të punojë si banakiere në Itali. Arrestohet i shoqi dhe i vëllai

XHENOVA- Një grua e re shqiptare është mbajtur peng në shtëpi për 8 muaj nga i shoqi, pasi ky i fundit nuk donte që ajo të punonte në një lokal. E sekuestruar prej të shoqit xheloz, gruaja kërkoi ndihmën e të vëllait. Por me të mbërritur në Itali, vellaivendosi që ndjekja e traditave të lashta prej kunatit të tij, ishte një vendim i drejtë. Në fund, shpëtimi i erdhi nga një mesazh telefonik. Gruaja që nuk lejohej të dilte prej 8 muajsh nga shtëpia i ka dërguar një mesazh ish-koleges së saj të punës, e cila më pas lajmëroi policinë, duke fituar kështu lirinë e saj, pas tetë muajsh burgimi shtëpiak. Bashkëshorti i saj 41-vjeçar dhe vëllai 30 vjeç janë arrestuar me akuzën e sekuestrimit të personit dhe keqtrajtimit në familje. Protagonistja e kësaj ngjarjeje të rrallë është një grua e re shqiptare, 31-vjeç, e cila kishte mbërritur në Xhenova rreth 1 vit e gjysmë më parë. E martuar me një shqiptar dhe nënë e një foshnje, ajo kishte gjetur një punë si bariste në një lokal të zonës së Sturlës. Por në këtë pikë të jetës së saj, llogaritë duheshin bërë me injorancën dhe xhelozinë e të shoqit, i cili e pengon të shkojë në punë dhe e detyron me kërcënime të mos dalë nga shtëpia, gjatë kohës që ai ishte në punë. Në këto kushte, 31-vjeçarja shpreson në ndihmën e të vëllait dhe i telefonon atij, gjatë kohës që ai jetonte në një zonë malore në vendin e origjinës, në Shqipëri. Në fakt, fillimisht gruaja pati të drejtë që shpresoi, pasi pak ditë pas telefonatës së saj, i vëllai mbërriti në Xhenova. Por iu desh veçse pak kohë me kunatin për të aprovuar zgjedhjen e tij, në dëm të së motrës. Për 31-vjeçaren, rifilloi tmerri, i cili mori fund vetëm pas sms-së që i dërgoi ish-koleges së saj. Që prej fillimit të hetimeve, policia nisi të verifikonte çdo hipotezë për shfrytëzimin e gruas. Zanafilla e kësaj forme dhune, sipas shpjegimeve të hetuesve që kanë marrë në pyetje dy të arrestuarit vjen prej zakonit të vjetër tëvullnetit të burrave, që u imponojnë grave të qëndrojnë në shërbim të familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›