E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj: “ Kundër Bullgarisë, sakrificë nga të gjithë”

Albania-sport - Portieri i Kombëtares Arjan Beqaj ishte një ndër më të mirët me Slloveninë. Në një lidhje direkte për "Rubrikën Sportive" të TVSH sot në mbrëmje, portieri u shpreh: "Ishte një ndeshje që është mbyllur tashmë, por ne duhet të vlerësojmë nga ai takim shpirtin që tregoi skuadra në fushë. Të gjithë duhet të kuptojmë se Shqipëria është një ekip modest. Dëshira e të gjithëve është që Shqipëria të luajë në finalet e një Europiani apo Botërori, ashtu si kundër edhe e jona. Cdo futbollist duhet të futet i karikuar në fushë, sakrifikojmë cdo gjë që kemi, do të arijmë rezultate pozitive"
"Ndeshja me Bullgarinë? Është një ndeshje e vështirë, Bullgaria ndodhet momentalisht ndodhet në vendin e tretë në grup. Në të gjitha ndeshjet që kemi zhvilluar deri tani kemi treguar se kemi lojtarë që kanë kualitete. Shpresojmë që të arrijmë rezultat pozitiv. Kjo do të ndikojë dhe në psikologjinë e ekipit"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›