E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj Berishes nuk i intereson zgjidhja e halleve te Shkodres

Partia Socialiste ka akuzuar serish kryeministrin Sali Berisha duke e bere pergjegjes per permbytjen e zonave te Shkodres. Deputeti i PS-se Ilir Beqja tha dje ne nje deklarate per mediat se kreut te qeverise nuk i intereson zgjidhja e situates ne Shkoder duke qene se nuk pranoi te shqyrtonte ne Kuvend propozimin e Partise Socialiste. Sali Berisha deshtoi te bente minimumin per te parandaluar permbytjet por me shqetesues eshte fakti qe edhe sot duke refuzuar propozimin e Partise Socialiste per nderhyrjet ne mbrojtje te banoreve dhe tokave te Shkodres Nen Shkodres dhe te gjithe Shqiperise nga permbytjet Saliu po deshmon se ai nuk eshte i interesuar te zgjidhe hallet e problemet e popullit tha dje Beqaj. Deputeti i PS-se ka theksuar se mazhoranca me shume po merret me akuzat ndaj opozites sesa me zgjidhjen e problemeve te banoreve te Shkodres. Perballe permbytjeve qe tanime jane kthyer ne nje ritual tragjik per dhjetera mijera shqiptare me pasoja te pariparueshme per familjet shqiptare dhe ekonomine e vendit reagimi i vetem i qeverise se Saliut kane qene sulmet ndaj opozites dhe larja e duarve nga cdo lloj pergjegjesie tha dje Beqaj. Nderkohe deputetet socialiste Beqaj dhe Beci kane vijuar shperndarjen e ndihmave ne zonat e permbytura. Kemi vazhduar dhe sot per te shperndare ndihma. Jemi ne komunen e Berdices fshati Trush fshat me mbi 500 shtepi i cili eshte i gjithi i permnbytur. Sic keni pare dhe nga pamjet ka familje qe e kane ujin deri ne lartesine e katit te pare. Ndihma ushqimore ne radhe te pare edhe pse sot qe kemi hyre me nga afer kemi pare se me cfare realiteti te hidhur perballohen keto familje. Demtime ne pajiset e shtepise demtime komplet ne gjene e gjalle dhe sidomos demtime edhe ne bageti tha Beqja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›