E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj: “I them unë “Jo” Ibrahimoviçit”

Të gjithë për golin. Duke harruar se kush do të frenojë Ibrën me shokë. Por në portë Shqipëria ka një gardian të madh si Arjan Beqaj. Arjan Beqaj ishte heroi i kualifikimit historik të qipriotes Anorthosis Famagusta në Ligën e Kampioneve. Është në formë të mirë dhe e pohon edhe vetë. A do të arrijë ta bllokojë Ibrahimovicin? "Do të bëj të pamundurën. Është një sulmues i madh dhe padyshim që është problematik", - thotë gardiani kuqezi.

Arjan, të gjithë mendojë për të shënuar golin kundër Suedisë, ndërkohë ti ke një mision edhe më të vështirë, të mos lejosh që Ibra me shokë të mos shënojë gol në portën e Shqipërisë.
- Në futboll gjërat nuk do t'i shohim individualisht. Përpara se të mbërijnë përpara portës kundërshtarët tanë kanë punë me të gjithë lojtarët e tjerë. Ne jemi një ekip i rritur dhe me përvojë. Të gjithë duhet të luftomë edhe për golin, ashtu si dhe për të mos e pësuar atë. Nëse luftojmë si ekip dhe të gjitha repartet do të bëjnë punën e tyrë, atëherë të jeni i sigurt se Suedia do ta ketë të vështirë të shënojë gol, e ne të marrim rezultat pozitiv.
A do t'i thotë Beqaj "jo, Ibrahimovicit?
- Do të bëj të pamundurën. Është një sulmues i madh dhe padyshim që është problematik. Unë shpresoj që t'ia vështirësoj sa më shumë gjërat, por për të ndalur atë dhe skuadrat ku ai luan, duhet që edhe ekipet e mia të luajnë mirë dhe të mobilizohen maksimalisht. Suedezët kanë një skuadër të mirë dhe me eksperiencë e ndoshta për këtë unë i quaj edhe favoritë. Megjithatë, në futbollin modern shpeshherë ka surpriza dhe ne do të bëjmë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.
Si portier mban edhe një rekord për ndeshjet ndërkombëtare për minutat pa pësuar gol. Katër ndeshje zyrtare (Slloveni, Bullgari, dy takime me Luksemburgun). Sa krenar e ndjenin veten?
-Sigurisht për një portier është e rëndësishme kur nuk pëson gol. Ky është qëllimi i të gjithëve. Me vjen mirë që mbaj edhe unë një rekord me ekipin kombëtar. Gjithsesi, meritën e ndaj me të gjithë, duke filluar me mbrojtësit e deri të sulmuesit. Në futboll vetëm kolektiviteti është celësi i suksesit.
Në grupin e lojtarëve je i vetmi, i thirrur që nga viti 1977. Pas disa ndeshjeve, u "zhdukët" për një farë kohe. Pas ndeshjes me Rumaninë në Euro 2008, edhe pse Shqipëria humbi 2-0 në Tiranë fituat vendin e titullarit fiks.
- Gjithmonë jam munduar më të mirën time me ekipin Kombëtar, atëherë kur më është kërkuar. Jam më shumë se 10 vjet anëtar i përfaqësueses pavarësisht shkëputjeve. Futbolli njeh edhe pengesa në karrierë.
Je votuar si portieri më i mirë i Qipros. Kampion me Anorthosis dhe shqiptari i dytë pas Lorik Canës që merr pjesë në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Je përkufizuar si heroi i ekipit.
- Është një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe ekipin pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. Është ëndrra e cdo futbollisti. Është kompeticioni më i lartë që mund të marr pjesë një klub. Nga ana tjetër jam i kënaqur, pasi për vetëm moshën që kam rastet janë shumë të rralla për të marrë pjesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›