E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: “Ja si shënova golin e parë kundër Suedisë”

Ish-futbollisti i Partizani Ylli Shehu është dhe autori i golit të parë shqiptar në portën e Suedisë, në humbjen 1-2 në Tiranë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 1990, një takim i luajtur 20 vjet më parë, më 5 nëntor të vitit 1988. "Ishte një gol që më bëri të njohur. Një gol në ndeshjen time të parë ndërkombëtare. Isha vetëm 22 vjec- thotë Shehu për gazetën "Albania". "Sapo kisha ardhur nga ekipi i Shpresave në ekipin e parë, unë së bashku me Lefter Millon. Të dy zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Publiku e media folën shumë mirë. Goli erdhi si pasojë e një dueli shpejtësie me mbrojtësin suedez, ku realizova një gol shumë të bukur. Suedia atëherë kishte tre lojtarë, të cilët luanin në kampionatin italian me Fiorentinën e atëhershme. Kishte shumë emra të njohur në Europë. Më vjen keq, që nuk e fituam takimin, pasi si unë si Arben Minga e Sulejman Demollari patëm shumë raste përpara portës", - shton Ylli Shehu, i cili tani kryen rolin e trajneri të Skraparit në Kategorinë e Parë.
Në vitin 1994 ka pasur edhe kulmin e karrierës së tij si golashënues në Kroaci. "Arrita të shënoja 22 gola, duke u renditur i dyti si golashënues me Shibenikun në Kroaci. Nëse do të kisha gjuajtur dhe penalltitë dhe të arrijë shifrën 30 gola. Ky ka qenë rekordi im, në Shqipëri s'kam bërë më shumë se 15-16 gola", - thotë Shehu. Ka pasur gjatë karrierës së tij të gjatë Ylli Shehu. Ai e nisi me karrierën me Partizanin, më pas Greqi me Apollon Athinë, Kroaci me Shibenik, Belgjikë me Cercle Bryzh dhe një skuadër boshnjake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›