E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka: “Jemi gati kundër Suedisë”

Jahmir Hyka, rekordmeni shqiptar për golin më të shpejtë ndërkombëtare me fanellën kuqezi, do të jetë në fushë kundër Suedisë. "E pres me emocion të madh takimin. Është ndeshja e parë dhe shpresoj që të marrim një rezultat të mirë. Më duhet të pranoj se është një ndeshje e vështirë, por jo e pamundur. Gol tjetër? Cdo gjë mund të ndodhë, por më mirë t'ia lëmë lojës", - thotë 20-vjecari. "Trajneri Han më ka besuar për shpejtësinë e teknikën, shpresoj të jem i dobishëm. Arma ime kryesore është driblimi, por tani jam rritur edhe fizikisht".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›