Lagerbak: “Nuk trembemi nga Shqipëria!”

Gjithcka sekret. As formacion. As skemë. Katër vjet më parë trajneri suedez Lars Lagerbak shijoi një humbje edhe pse me shije "miqësore" me Shqipërinë. Dy orët e "kundrimit" të impiantit ndërkombëtar "Qemal Stafa" nga kati i pestë i hotelit më luksoz në Shqipëri, "Sheraton" (gati 100 metra larg stadiumit), i kanë mjaftuar 60-vjecarit për të kuptuar se aventura e tij e tretë në eliminatoret e një Kampionati Botëror (2002, 2006, 2010), mund të fillojë edhe me një humbje, dhe në rast të moskualifikimit për në "Afrika e Jugut 2010", mund të përfundojë edhe me një dorëehqje. Gjithsesi, Lagerbak deklaroi jo pa nervozizëm në konferencën e tij të shtypit për median shqiptare e suedeze: "Unë nuk i trembem Shqipërisë".
Zoti Lagerbak në ndeshjen e fundit (të humbur kundër Francës 2-3) keni ndryshuar skemën. A do të vazhdoni të njëjtin eksperiment edhe në ndeshjen kundër Shqipërisë?
- Nuk mund të tregoj asgjë. Edhe formacionin nuk kam pse ta bëj të ditur. Deri në momentin e fundit do të jetë sekret. Natyrshëm, që disa lojtarë kohët e fundit kanë treguar shenja lodhje.
Para katër vjetësh keni humbur me Shqipërinë në një ndeshje miqësore. Cfarë prisni nga ballafaqimi zyrtar?
- Me siguri do të presim një ndeshje shumë të vështirë. Unë mendoj se ekipi shqiptar është po ai si para katër viteve. Ka lojtarë shumë të aftë, shumë të zotë. Luajnë shumë mirë e janë të rrezikshëm para portës. Besoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë.
Keni disa mungesa, Elmander, Svenson, Vilhelmson. Sa ju shqetëson kjo gjë?
- Dua të jem i sinqertë. Mungesat më shqetësojnë. Përvec Svensonit e Vilhelmson ne kemi edhe disa lojtarë të tjerë të mirë, që nuk mundën të bashkohen me grupin.
Sa e rëndësishme është për ju rezultati i ndeshjes së parë?
- Të gjitha ndeshjet ndërkombëtare janë si një finale. Nuk ka rëndësi ndeshja e parë apo të tjerat në ndeshjet në grupe. Sigurisht që kemi ardhur për të marrë pikë. Edhe sikur të marrim një rezultat tjetër, ne duhet të mendojmë për anën psikologjike të grupit të lojtarëve, pavarësisht nga rezultati. Ne do të luftojmë të bëjmë më të mirën.
Pasi keni humbur ndeshjen e fundit, a do të ishit i kënaqur me një barazim në Tiranë?
- Nëse Shqipëria do të luajë mirë, më të vërtetë do të isha i kënaqur edhe me një barazim.
Cila është gjëndja e Ibrahimovicit dhe a e shihni si liderin e ekipit tuaj?
- Sigurisht që Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i mirë që ne kemi. Ai jep një kontribut të madh në skuadër. Ne jemi të shqetësuar për problemet me gjurin e tij, pasi ndonjëherë ndjen edhe ndonjë dhimbje të vogël. Ndeshjet e fundit me Interin ka luajtur shumë mirë. Edhe me stërvitjen me skuadrën kombëtare në Stokholm ka qenë në një formë të mirë.
Në rast se Suedia nuk do të arrijë të kualifikohet për në Botëror, a do ta jepni dorëheqjen pas dhjetë vitesh në bankinën e përfaqësueses?
- Nuk e di. Nuk besoj se nuk do të kualifikohemi. Megjithatë, unë kam një kontratë me federatën që skadon pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2010.
Suedia ka humbur tri ndeshjet e fundit, dy në Euro 2008 e një miqësore me Francën. A mendoni se kjo seri negative mund të ndodhë Tiranë?
- Pavarësisht se kemi humbur, unë jam optimist se do të bëjmë më të mirën në Tiranë. Do të përpiqemi me të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjen.
Kë vlerësoni si më të rrezikshëm nga rivalët dy vendet e para në grupin tonë?
- Të them të drejtën është grup shumë i vështirë. Do të impenjohemi maksimalisht në të gjitha ndeshjet. Personalisht si ekipin më të fortë e më favorit shoh Portugalinë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë.
Sa është e përgatitur fizikisht Suedia për të përballuar edhe kohën e nxehtë në Shqipëri?
- Është pak e habitshme të diskutosh kondicionin fizik të ekipit suedez. Arma më e fortë e lojës sonë mbështeten pikërisht në anën fizike. Mendoj se lojtarët tanë do të jenë të freskët fizikisht deri në përfundim të ndeshjes, ku shpresojmë dhe ta fitojmë.
Me aq sa njihni ekipi shqiptar, nga kush keni frikë?
Shqipëria në mesfushë e në sulm ka lojtarë shuam të aftë e zgjuar. Unë mendoj se ekipi juaj ka dobësi në mbrojtje.
(Gazetar suedez) Në eliminatoret e Kampionatit Europian, Shqipëria bëri paraqitje shumë të mirë kundër Holandës e Bullgarisë. A keni menduar se kjo gjë mund të ndodhë edhe me Suedinë?
- Nuk i trembemi aspak Shqipërisë. E theksoj nuk trembemi. Do të luajmë futbollin tonë, ashtu sic kemi luajtur kundër skuadrave të tjera. Shqipëria ka bërë ndeshje shumë të mira në eliminatoret e Kampionatit Europian. Ne do të mundohemi me të gjitha mënyrat të përballojmë Shqipërinë në shtëpinë e saj.
(Gazetar suedez) Do të përballeni me një trajner si Ari Han. Ai druheni nga ndonjë kurth prej holandezit?
- Holanda është një vend që prodhon shumë trajnerë të mirë. Një nga këta është dhe Ari Han. Ai është një trajner, i cili ka bërë shkollën e trajnerit të famshëm holandes Rinus Mishels. Ai është i njohur për njohuritë e tij në futboll e leksionet që u ka dhënë shumë trajnerëve. Ashtu si dhe trajnerët e tjerë holandezë, edhe Han qëndron në të njëjtin nivel.
SHQIPËRI-SUEDI
BASTET 1 X 2
Bet365 5.50 3.60 1.57
Expekt 5.45 3.45 1.65
Gamebookers 5.00 3.40 1.65
MyBet 5.00 3.60 1.60
SUEDIA
Portierë: Andreas Isaksson (PSV Eindhoven), Johan Ëiland (Elfsborg).
Mbrojtës: Andreas Granqvist (Groningen), Petter Hansson (Stade Rennes), Daniel Majstorovic (AEK Athens), Olof Mellberg (Juventus), Mikael Nilsson (Panathinaikos), Max von Schlebrugge (Brondby), Fredrik Stoor (Fulham), Oscar Vendt (FC Copenhagen).
Mesfushorë: Daniel Andersson (Malmo), Viktor Elm (Kalmar), Samuel Holmen (Brondby), Kim Kallstrom (Olympique Lyon), Sebastian Larsson (Birmingham City), Tobias Linderoth (Galatasaray), Anders Svensson (Elfsborg), Christian Vilhelmsson (Al-Hilal).
Sulmues: Marcus Berg (Groningen), Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Henrik Larsson (Helsingborg), Markus Rosenberg (Ëerder Bremen).
Kampionati Botëror 2010
Ndeshjet kualifikuese
Zona evropiane
Grupi 1
06.09.08 Shqipëri - Suedi
06.09.08 Maltë - Portugali
06.09.08 Hungari - Danimarkë
10.09.08 Suedi - Hungari
10.09.08 Portugali - Danimarkë
10.09.08 Shqipëri - Maltë
11.10.08 Hungari - Shqipëri
11.10.08 Danimarkë - Maltë
11.10.08 Suedi - Portugali
15.10.08 Maltë - Hungari
15.10.08 Portugali - Shqipëri
11.02.09 Maltë - Shqipëri
28.03.09 Maltë - Danimarkë
28.03.09 Shqipëri - Hungari
28.03.09 Portugali - Suedi
01.04.09 Hungari - Maltë
01.04.09 Danimarkë - Shqipëri
06.06.09 Shqipëri - Portugali
06.06.09 Suedi - Danimarkë
10.06.09 Suedi - Maltë
05.09.09 Danimarkë - Portugali
05.09.09 Hungari - Suedi
09.09.09 Hungari - Portugali
09.09.09 Maltë - Suedi
09.09.09 Shqipëri - Danimarkë
10.10.09 Portugali - Hungari
10.10.09 Danimarkë - Suedi
14.10.09 Danimarkë - Hungari
14.10.09 Portugali - Maltë
14.10.09 Suedi - Shqipëri
Grupi 2
06.09.08 Moldavi - Letoni
06.09.08 Izrael - Zvicër
06.09.08 Luksemburg - Greqi
Grupi 3
06.09.08 Sllovaki - Irelandë V.
06.09.08 Poloni - Slloveni
Grupi 4
06.09.08 Uells - Azerbajxhan
06.09.08 Lihtenshtejn - Gjermani
Grupi 5
06.09.08 Armeni - Turqi
06.09.08 Belgjikë - Estoni
06.09.08 Spanjë - Bosnjë
Grupi 6
20.08.08 Kazakistan – Andora 3-0
06.09.08 Andora - Angli
06.09.08 Ukrainë - Bjellorusi
06.09.08 Kroaci - Kazakistan
Grupi 7
06.09.08 Austri - Francë
06.09.08 Serbi - I.Faroe
06.09.08 Rumani - Lituani
Grupi 8
06.09.08 Gjeorgji - Irlandë
06.09.08 Mali i Zi - Bullgari
06.09.08 Qipro - Itali
Grupi 9
06.09.08 Norvegji - Islandë
06.09.08 Maqedoni - Skoci