Beqaj: Në janar hiqet TVSH-ja për shëndetësinë dhe taksa e biznesit të vogël
Sekretari për ekonominë dhe një prej një nga bashkëdrejtuesit e grupit të punës për programin e qeverisjes të PS-LSI-së, Ilir Beqaj, ka thënë se në janar do të hiqet TVSH-ja për shëndetësinë dhe taksa e biznesit të vogël.
Kemi rënë dakord që na duhet një sistem krejt i ri i informacionit për shëndetësinë. Na duhet një mënyrë krejt e re e menaxhimit të institucioneve shëndetësore , si dy parakushte për të shkuar tek ajo skemë që të dyja partitë kanë si synim në program, mbulimin e të gjithë popullatës.
Do të arrijmë tek ky mbulim universal me rezidencë në Shqipëri brenda 4-vjeçarit të mandatit. Jemi të vetëdijshëm që modeli i taksimit duhet të jetë ne funksion të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.
Sigurisht që Banka Botërore është një partner i rëndësishëm jo vetëm në qëndrueshmërinë makroekonomike të Shqipërisë por edhe në projektet e saj zhvillimore për Shqipërinë, por unë mund tju them që nga 1 janari nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël dhe nuk do te ketë TVSH në shëndetësi, tha Beqaj gjatë një interviste për A1 Report./b.l