TemA TV/ KESH lëshon alarmin: Nëse CEZ nuk importon energji, vendi në kolaps (VIDEO)
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dhënë alarmin se Shqipëria mund të hyjë në një kolaps energjetik në shtator, nëse CEZ nuk fillon të importojë energji.
Në qoftë se nuk blihen humbjet për një muaj mos blerje humbjesh liqeni i Fierzes bie me 6 metër. Me këtë nivel të Fierzes, me këto rezultate qe ka KESH, duhet që të marrim masat të mos shkojmë tek importi, këtë e ka për detyrë ERE ta ndjekë, e vetmja ndjekje që mund të bëjmë ne është ajo që nuk do ta bëjmë, të ulim turbinat, por ta dini që nse do të ulen turbinat nuk do të kemi drita, thotë Halit Velaj, administratori i KESH-it.
Velaj ka thënë se CEZ vazhdon që të ketë borxhe ndaj KESH që nga koha e çekëve, por kjo shumë është thelluar edhe më tej dhe tashmë ka shkuar në 450 milion euro.
CEZ nuk i ka shlyer detyrimet për vitin 2013. Detyrimet ishin 300 milionë dollarë, në gjashtë muaj shifra është rritur me mbi 140 milionë dollarë; në këto kushte që flasim borxhi i CEZ-it është rreth 450 milionë dollarë, tha Velaj.
Pas kësaj ka reaguar edhe CEZ, duke thënë se do të nisë importin e energjisë brenda 16 korrikut. Ndërkohë, CEZ, që tashmë administrohet nga Sait Dollapi, pretendon se ka nisur shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH./b.l