Vdiq poeti Bedri Hysa, ngushëllon ministri

Sot, në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë BedriHysa, poet dhe veteranë i arsimit. Hysa, për shumë vite ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare Universitare. Ka lënë pas vetes një opus të gjerë krijimtarie, ndërsa është spikatur sidomos në poezi, të cilat i ka botuar në disa vëllime gjatë krijimtarisë shumëvjeçare.
Varrimi Hysës bëhet nesër, më 14.04.2013, në fshatin Stagovë, komuna e Kaçanikut, ora 16: 30
Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen për vdekjen e poetit Bedri Hysa.
“Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë, pasi ne humbëm njërin për njerëzve që i ka dhënë shumë letërsisë dhe kulturës në përgjithësi, në gjithë trojet ku jetojnë shqiptarët. Për shumë vjet ai ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, duke e ngritur këtë institucion në nivel të lartë, për ta bërë madje atë simbolin e krenarisë sonë. Ai dha një kontribut të çmuar në drejtimin e institucioneve të kulturës në Kosovë, duke ndihmuar që ato të ngritën dhe zhvillohen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Krasniqit.
Telegrami vjen disa orë për publikimit të lajmit të vdekjes së poetit.
“Personaliteti i tij është një nga figurat e rëndësishme të popullit tonë dhe ne jemi krenarë për gjithë punën dhe veprat e tij. Ai padyshim do të jetë një figurë emblematike dhe motivuese për gjeneratat e reja që do të vijnë”, thuhet më tej në këtë telegram./Indeksonline/