Hoxhaj: Nuk ka dialog pa BE-në, Serbia është e papërgjegjshme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pa ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
"Nuk ka dialog pa ndërmjetësimin e BE-së. Serbia është e papërgjegjshme dhe e pavendosur. I vetmi hap i pavarur që Serbia mund ta bëjë është ta njoh pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar hoxha në faqen e tij në Facebook, transmeton B92.
Hoxhaj, në këtë mënyrë i është përgjigjur kryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili kishte deklaruar se dialogu mund të vazhdojë edhe pa ndërmjetësues.
Hoxhaj ka vlerësuar se në këtë mënyrë kryeministri serb ka tentuar që “të ulë në një nivel shumë të ulët” rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dialogun, ndërmjetësimin e BE-së dhe inkuadrimin e përfaqësuesve ndërkombëtar në këtë proces./Indeksonline/