E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj afër largimit nga Olympiakos Nicosia

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 12:36

Olympiakos Nicosia po përgatit detajet e fundit për të zyrtarizuar ndarjen nga Arjan Beqaj. Portieri shqiptar është kthyer në klubin qipriot pas operacionit në Belgjikë. Ai iu nënshtrua kontrolleve të stafit mjekësor të ekipit, ndërsa doktorët dolën në përfundimin se 35-vjeçari do të kthehet në fushat e lojës më vonë nga sa parashikohej.

Për këtë arsye, drejtuesit e Olimpiakosit vendosën të prishin kontratën me portierin prizrenas, ndërsa gjatë këtyre ditëve pritet një takim ndërmjet palëve, në mënyrë që gjithçka të realizohet me mirëkuptim.

Ky vendim lidhet edhe me kërkesën e trajnerit Pambos Kristodulu, i cili i kërkoi bordit drejtues ta zgjidhte sa më shpejt këtë çështje, për të gjetur një zëvendësim pa humbur kohë në afatin kalimtar të janarit. Si zëvendësuesin ideal të Beqajt, klubi nga Nikozia ka përzgjedhur një tjetër portier shqiptar: bëhet fjalë për Isli Hidin, që gjatë pjesës së parë të këtij sezoni ka mbrojtur ngjyrat e kampionit të Shqipërisë Dinamos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›