Beqaj fton zviceranët
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj po merr pjesë në Konferencën vjetore të Bashkëpunimit Zviceran në Evropën Lindore, e cila po mbahet në Bernë.
Gjatë sesionit të djeshëm të Konferencës kushtuar potencialeve zhvillimore në rajon, Beqaj ka njoftuar të pranishmit mbi mundësitë e investimeve në Kosovë dhe rolin që në këtë lëmë e ka OEK-u.
Gjatë qëndrimit në Bernë, Beqaj është takuar me Regula Spalinger, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Zvicrës, me te cilën ka biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy odave. Kryetari i OEK-ut është takuar edhe me zotin Alfred Fritschi, udhëheqës i divizionit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe me Constantin Kostyal, përfaqësues i programit për promovimin e importit në Zvicër.