E Shtunë, 31 Tetor 2026

"The Economist":Rritje ekonomike në Shqipëri

Ndërsa në vendin tonë vazhdon debati se ekonomia është apo jo në krizë ka një vit që nuk ndërpitet, bota na sheh ndryshe. Të paktën sipas gazetës prestigjoze "The Economist" ne shqiptarët duhet të jemi shumë entuziastë.
Gazeta në fjalë ka bërë një analizë të të gjithë ekonomisë të shteteve të Evropës Juglindore, pra ato që dolën nga blloku ish-komunist.
Dhe Shqipëria rezulton se ka rritjen ekonomike më të madhe nga të gjitha shtete e tjera. Me 3 për qind, vendi ynë ndiqet nga Polonia me 1.4 për qind dhe më pas shtetet të tjera. Ajo që duket qartë edhe është se Shqipëria as që nuk mund të krahasohet me shtetet që jo vetëm që nuk kanë një rritje ekonomike, por janë në rënie.
Rritja ka ardhur nga eksportet e të mirave dhe shërbimeve të mëdha hyrëse të kapitalit. Ekonomitë e vendeve ish komuniste mund të jenë tkurrur, por akoma përbëjnë një aset të madh. Disa shpresojnë të gjejnë mundësi të reja, të bazuara në kreativitet dhe fuqinë intelektuale. Por ata gjithashtu duhet t'i bëjnë vendet e tyre të punojnë më mirë. Sipas EBRD dallohen katër fusha. Një është përmirësimi i sistemit të drejtësisë. Një sistem i ngadaltë dhe i paparashikueshëm ligjor largon investitorët e huaj, që shqetësohen për kontratat dhe të drejtat e pronësisë. Së dyti është një regullim më i mirë. Pavërësisht përmirësimeve nga anëtarësimi në BE, bizneset lufojnë akoma me burokracinë. Së treti është një sistem social më i sigurtë. Ndjenja që jeta është e padrejtë dhe e pasigurt thekson ndarjen që ekziston midis fituesëve dhe humbesve dhe rrezikon crregullime politike. E katërta është konkurrenca. Barierat joformale dhe rrjetet e vjetra komuniste nuk lënë përfshirjen e ekonominsë nga të huajtë, që ka një kosto shumë të madhe. Megjithatë Shumica e të anketuarëve nga Banka Botërore dhe EBRD u shprehën optimist për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›