OSSH: Largimet nga puna, do të respektohet Kodi i Punës
Për të gjitha ato largime të punonjësve që janë bërë deri më tash nga kompania OSSH, apo për të gjitha largimet që do të kryen në të ardhmen, kjo shoqëri deklarohet se do të zbatojë Kodin shqiptar të Punës. Në një njoftim për shtyp, drejtuesit e OSSH-së bëjnë të ditur se në marrëveshjet e privatizimit me qeverinë shqiptare, OSSH-ja është angazhuar të punojë për përmirësimin e menaxhimit, të ulë humbjet teknike dhe joteknike dhe të përmirësojë rezultatet e saj në mënyrë që të rrisë cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe cilësinë e shërbimeve të tjera të saj për konsumatorët. “Në këtë pikëpamje, OSSH-ja është duke ndërmarrë masat e nevojshme dhe është duke identifikuar fusha ku mund të punojë në përmirësimin e rezultateve të saj. Në këtë kontekst, janë duke u bërë përpjekje për të identifikuar punonjës, të cilët janë duke dhunuar rregullat e brendshme të kompanisë dhe sjellja e të cilëve shkon ndesh me interesat e saj dhe të klientëve tanë”, - thuhet në njoftimin për shtyp. Të gjitha nivelet e menaxhimit të OSSH-së janë informuar rreth ndërmarrjeve të tilla dhe janë duke u bërë përgatitje për të ndëshkuar sjellje të tilla të papranueshme në punë. Në përpjekjet e veta, OSSH ka informuar sindikatat për aktivitete si këto dhe është e angazhuar që të respektoje Kodin shqiptar të Punës, si dhe legjislacionin përkatës.