Tragjedia e Tisas, varrosen Rrahim e Valbona Mirena

U varrosën Rrahim dhe Valbona Mirena nga fshati Hade të Obiliqit, viktima të lumit Tisa.
Në praninë e qindra të afërmeve të tyre, çiftit të cilët së bashku me tre vajzat e tyre humbën jetën në këtë lumë që ndan Serbinë dhe Hungarinë, iu dha lamtumira e fundit.
Dhembja në këtë rast ishte shumë e madhe pasi kjo familje shuhet tërësisht, meqë edhe tre vajzat e tyre, Doruntina (8), Dafina (6)dhe Agnesa (2), kanë humbur jetën në këtë udhëtim drejt perëndimit.
Derisa çifti Mirena është varrosur, trupat e pajetë të fëmijëve të tyre ende nuk janë gjetur.
Në të njëjtën kohë, sot rreth mesditës, është bërë varrimi edhe i Florian Ademit (1) nga komuna e Vushtrrisë, gjithashtu viktimë e këtij rasti tragjik.
Edhe Floriani ndodhej në varkën e njëjtë nga përmbysja e së cilës kanë humbur jetën prindërit e tij dhe vëllai i tij më i madh.
Deri më tash janë gjetur nëntë kufoma të së njëjtës tragjedi, e cila ka ndodhur në mesin e muajt tetor, ndërkohë që trupat e pajetë edhe të shtatë personave të tjerë, ende nuk janë gjetur.