E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KLSH-së, në 9 muaj dëmi ekonomik 6.7 miliardë lekë



Rreth 6.9 miliardë lekë është dëmi që shtetit i janë shkaktuar nga të gjitha strukturat shtetërore për një periudhë 2-vjeçare. Shumë fonde të buxhetit të destinuara për shpenzime të ndryshme në sektorë të shumtë të ekonomisë rezultojnë të shpërdoruara. Kontrolli i Lartë i Shtetit në kontrollet e zhvilluara përgjatë 9 muajve të vitit 2009, ka nxjerrë në pah shumë shkelje dhe shpërdorime fondesh. Dëme janë konstatuar në administratën tatimore, prokurimet, rrugët, shitja e pasurive etj. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar dje buletinin e kontrolleve për 9-mujorin e vitit 2009. Sipas KLSH-së, nga kontrollet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 6.987.672.000 lekësh. Sipas raportit të KLSH-së, ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2007-2008 dhe 6-mujorit të parë të vitit 2009, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit. Shkeljet me dëm ekonomik janë konstatuar në disa sektorë. Kështu shkelje janë konstatuar në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 3.182.610.000 lekësh. Po kështu shkelje janë konstatuar në tatim-taksa, në vlerën e përgjithshme prej 2.339.948.000 lekësh, e konstatuar në Agjencitë Rajonale të Shërbimit Tatimor: Durrës, Korçë, Fier, Lushnje, Lezhë, Librazhd dhe Krujë, në vlerat respektive 803.860.000 lekë, 587.507.000 lekë, 338.065.000 lekë, 213.103.000 lekë, 135.186.000 lekë, 23.383.000 lekë dhe 116.941.000 lekë, si detyrime tatimore dhe penalitete për tatimfitimin dhe për TVSH, si edhe mos-aplikim të gjobave për mosdorëzimin në afat të bilancit financiar. Shkelje të rënda janë konstatuar në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 331.748.000 lekësh, e konstatuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Tiranë në vlerën 85.068.000 lekë, po kështu dhe shumë bashki të tjera dhe institucione shtetërore.

Po kështu shkelje janë konstatuar në fushën e shpërblimeve, në shumën e përgjithshme prej 227.783.000 lekësh, të konstatuara në KESH sh.a., Tiranë, Bashkitë Vlorë, Kukës e Bulqizë; Komunën Petrelë, Tiranë, si dhe në Spitalin Rajonal, Vlorë; Ndërmarrjen Balneare (Llixha), Peshkopi; Drejtorinë Rajonale të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Tiranë; Drejtorinë Rajonale të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Elbasan; Komunën Luz i Vogël, Kavajë dhe sh.a. “Kripa” Vlorë, në vlerat respektive 212.589.000 lekë, 286.000 lekë, 445.000 lekë e 586.000 lekë, 282.000 lekë, 100.000 lekë, 475.000 lekë, 230.000 lekë dhe 133.000 lekë, 439.000 lekë dhe 9.059.000 lekë, si shpërblime të përfituara padrejtësisht nga “fondi i veçantë”. Shkelje të rënda janë konstatuar nga kontrollet e ushtuara dhe në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej 22.823.000 lekësh, e konstatuar në Bashkitë Kukës dhe Lushnje, në vlerat respektive 113.000 lekë dhe 28.000 lekë, si pagesa të dhëna jashtë kohës normale të punës, të pajustifikuara dhe të paargumentuara me dokumentacionin e nevojshëm. Po kështu nga kontrollet e grupeve të ekspertëve të KLSH-së janë konstatuar shkelje edhe në zërin “të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 560.611.000 lekësh, që i përkasin Autoritetit Portual Durrës, në vlerën 26.562.000 lekë, si dhënie sponsorizimesh të padokumentuara dhe pagesa për shpenzime telefoni. Si dhe KESH sh.a., Tiranë dhe Operatorit të Transmetimit të Energjisë, Tiranë, në vlerat respektive 53.128.000 lekë, 55.372.000 lekë, si pagesa të kundërligjshme në lidhje me kuotën ushqimore ditore. Për 9-mujorin e vitit 2009, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 112 kontrolle të planifikuar për evadim, në fakt ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 185 kontrolle, nga të cilat, 25 janë të përfunduara e të evaduara, ku, 57 të kombinuara, 48 për ligjshmërinë dhe rregullshmërinë, 7 auditime financiare, 4 perfomance, 3 vlerësues dhe 6 tematikë, 21 janë të përfunduar si proces kontrolli në subjekt, por të paevaduar dhe 39 janë në proces kontrolli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›