E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-Kosovë-Serbi, takim grupi për dosjet kadastrale

BEOGRAD- Fillimi i zbatimit të plotë të marrëveshjes së arritur në dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për kthimin e dosjeve kadastrale, ishte qëllimi i takimit të dytë të mbajtur dje në Beograd nga grupi tre palësh në përbërje të ekspertëve kadastralë të Republikës së Kosovës, të Serbisë dhe Bashkimit Evropian, si kryesuese e grupit.

Burimeve zyrtare të qeverisë kosovare, bëjnë me dije se delegacioni i ekspertëve të Kosovës njoftoi të pranishmit në këtë takim se, ka kryer detyrimet që kanë dalë nga plani operacional i datës 21 tetor 2011.

Grupi i ekspertëve të Kosovës tha se "është i përkushtuar në jetësimin e marrëveshjes në përputhje të plotë me standardet evropiane".

Kurse nga pala serbe u raportua se ka vonesa në përgatitjen dhe dorëzimin e listës për dosjet kadastrale të para vitit 1999, që ishte marrë nga Kosova e po ashtu ka vonesa edhe në organizimin e vizitës në qendrat kadastrale në Serbi për të parë gjendjen momentale në cilën gjenden ato.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›