Beqaria dhe vetmia, semundje qe duhet kurohet?
Nje fushate e stilit "sanitar", eshte leshuar nga PARSHIP, nje agjenci angleze e marredhenieve publike, e cila ka si objektiv: 5.6 milione te britanikeve beqare te "intoksikuar", nga vetmia. Por "sindroma toksike e takimeve", duke se ka dhe nje kure klinike. Lodhje, nerva, oportunizem, nivel i ulet i shtytjes se vetes dhe deshperim, keto jane "simptoma", te "sindromes toksike", te zemrave te vetmuara. Duke nisur nga keto te dhena, agjencia PARSHIP, ka publikuar rezultate e nje studimi te bere mbi 5 mije persona, beqare, te cilet vuajne per nje marredhenie te gjate, te pakten per me shume se nje vit, ose nga ana tjeter, nuk kane zhvilluar nje takim te madh prej me shume se gjashte muajsh.
Por ja agjencia, pasi ka krijuar "semundjen" e vetmise, propozon dhe kuren qe e heq kete: nje pakete terapeutike, per sjelljen, psikoterapi, leksione per menyrat e mira (por kjo futet ne opsionet shtese), si dhe sherbim per gjetjen e shpirtit binjak. Programi, qe ne rast suksesi, do te kete nje kosto nga 1 mije deri ne 2 mije sterlina, nderkohe qe tani ofrohet falas, si promocion. Te jesh vetem, beqar, eshte nje gjendje normale, thote doktoresha Viktoria Lukats, psikiatria pergjegjese per fushaten, dhe kjo gjendje mund te coje ne nje gjendje te renduar sociale, si ne familje dhe jashte shtepise. Fushata e "dizintoksikimit", e nisur nga agjencia PARSHIP, ka si objektiv dhe ate te eliminimit te kesaj situate ku njerezit ndihen te harruar.
Nje deklarate per shtyp, ka tonin dhe frazat e duhura: transformimi ne nje kuader patologjik i te qenit beqar, apo i vetmuar, mund te jete pak a shume jo i mire, por dicka normale ne disa momente te jetes, por ne c'menyre mund te kthejme stimen sociale? Kete pyetje ben Petra Boynton, nga Departamenti i Shkencave Popullore ne Universitetin e e Londres, ne nje artikull te saj. Per psikiatren Lukats, fushata e saj eshte ironike, dhe nuk pretendon te beje kete psikoze ne nje patologji te re, por propozon largimin nganjehere nga nje jete vetem jashte shtepise.
"Sindroma e vetmise", dhe kuadri i saj klinik jane nje krijim, deri ne momentin qe do te provohet e kunderta, qe eshte dicka fantastike, dhe nuk mjafton nje hetim ne treg, nje dokument i publikuar, ne revista shkencore, per te demonstruar te kunderten. "Kjo terapi", thote Boynton, "rrezikohet te humbasin, disa faktore te rendesishem sociale, kulturore dhe personal qe mund t'ua bejne te veshtire shume personave qe te gjejne nje partner".