Duka: Shorti ideal, kemi postuar Malten
Ka qene mjaft i kenaqur presidenti i FSHF-se, Armand Duka, i cili e ka perkufizuar shortin si ideal, si ne aspektin financiar, ashtu edhe ne mundesine e nje starti te mbare te eliminatoreve. Ne nje prononcim te dhene per sajtin albaniasocer.com, presidenti Duka ka treguar se edhe trajneri Han ndan te njejtin mendim me te. "Une, personalisht, por edhe trajneri Arie Han jemi te kenaqur per shortin qe na ka rene. Ne kishim shume deshire qe ndeshjen e pare ta zhvillonim ne Shqiperi ndaj nje skuadre te forte, pasi na ndihmon si nga ana e fillimit te mbare te aktivitetit, por edhe nga ana financiare, pasi do te kete interesim per te drejten televizive, pasi sic e dini do tw luajme ndaj Suedise se Ibrahimovicit". Me pas, Duka tregon se ka biseduar me palen malteze per te postuar ndeshjen e 10 shtatorit, sepse ne periudhen 6 shtator-15 tetor kuqezinjte do te luajne plot 4 ndeshje. "Fakti qe ne do t'i zhvillojme dy ndeshjet e para ne shtepine tone, relativisht na ndihmon, pasi skuadra tjeter, Malta, eshte nje kundershtar qe ne relativisht duhet t'i marrim piket maksimale, ndonese konsiderate do te kete edhe nje rezultat pozitiv ndaj Suedise, edhe pse ata kane skuader shume te forte. Ndaj Maltes kemi rene dakord, qe ndeshjen ta zhvillojme ne nje dite te lire te FIFA-s, per tw lehtesuar disi skeden e ngjeshur tw takimeve", ka perfunduar presidenti i FSHF-se, Armand Duka.
Kupa e Botes "Afrika e Jugut 2010"
Grupi 1 eliminator
6 shtator 2008
SHQIPERI-Suedi
Hungari-Danimarke
Malte-Portugali
10 shtator 2008
SHQIPERI-Malte
Portugali-Danimarke
Suedi-Hungari
11 tetor 2008
Hungari- SHQIPERI
Danimarke-Malte
Suedi-Portugali
15 tetor 2008
Portugali- SHQIPERI
Malte-Hungari
11 shkurt 2009
Malte-SHQIPERI
28 mars 2009
SHQIPERI -Hungari
Maltw-Danimarke
Portugali-Suedi
1 prill 2009
Danimarke- SHQIPERI
Hungari-Malte
6 qershori 2009
SHQIPERI-Portugali
Suedi-Danimarke
10 qershor 2009
Suedi-Malte
5 shtator 2009
Hungari-Suedi
Danimarke-Portugali
9 shtator 2009
SHQIPERI-Danimarke
Malte-Suedi
Hungari-Portugali
10 tetor 2009
Portugali-Hungari
Danimarke-Suedi
14 tetor 2009
Suedi- SHQIPERI
Portugali-Malte
Danimarke-Hungari