E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Duro drejt Ukraines

Duket se numri i shqiptareve qe kane "zaptuar" Vyscha Liga-n do te rritet dhe kesaj here me nje emer me peshe ne futbollin shqiptar. Klodian Duro eshte gati te emigroje drejt Ukraines per t'iu bashkuar keshtu Bylykbashit, Currit, Dallkut, Jonuzit, Bulkut, Hidit e Ndrekes etj dhe pritet qe mjaft shpejt te nenshkruaje me Metalurg Zaporizhian ose Naftovik, dy prej skuadrave qe jane shprehur mjaft te interesuara per sherbimet e mesfushorit te kampioneve te Tiranes. Gjithcka pritet te ndodhe ne merkaton e janarit dhe nese gjithcka do te shkoje mbare, Duro te niste nje tjeter aventure jashte Shqiperise pas Gallatasarait, Gazientepsporit, Malatiasporit, Rizesporit dhe Arminia Bilefildit. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Nexhmedin Haxhiu: "Duro do te largohet ne merkaton e janarit dhe sipas te gjitha gjasave do t'i bashkohet nje skuadre ukrainase. Mjaft te interesuara jane Metalurg i Zaporizias dhe Naftoviku".
Por duket se edhe Ilion Lika do te shkoje ne token e Shevcenkos. Portieri qe momentalisht mbron kuadratin e Elbasanit mund te kete eksperiencen e pare ne nje kampionat te huaj, pikerisht ne Ukraine dhe me sakte te skuadra e Vorskla Poltaves Cernomorets Odesas. Kalimi i Duros dhe Likes ne Ukraine do ta conin ne 10 numrin e lojtareve qe aktivizohen ne kete vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›