Gripi, mjeket thirrje qytetareve per kujdes
Numri i qytetareve qe jane prekur nga virozet e stines po vjen gjithnje e ne rritje. Vetem pak dite me pare, specialistet e Institutit te Shendetit Publik deklaruan se deri me tani numri i prekurve ka arritur ne 13 mije. Por nga ana tjeter, muaji janar dhe shkurt eshte edhe periudha me e keqe per sa i perket perhapjes se kesaj viroze. Per kete arsye mjeket bejne thirrje qe qytetaret duhet te tregohen me te kujdesshem ndaj perhapjes se virozes gripale. Moshat qe jane te predispozuar dhe me te prekurit nga kjo viroze jane te vegjlit dhe te moshuarit. Prandaj ndaj tyre duhet te tregohet nje kujdes me i vecante dhe sapo t'u shfaqen simptomat e para nuk duhen neglizhuar, por duhet t'i drejtohen spitali per te marre mjekimin e nevojshem. Ditet e fundit ka pasur nje rritje te ndjeshme te pacienteve, qe kane pasur probleme ne rruget e frymemarrjes dhe qe kane temperatura te larte. Nderkohe qe pritet ne ditet ne vazhdim situata te rendohet dhe me shume, prandaj mjeket kerkojne me shume kujdes nga qytetaret. Gjithashtu, nga situata e krijuar pritet qe ne ditet qe vijojne te kete nje rritje te te prekurve, si dhe nje fluks ne urgjencat e QSUT-se. Per te parandaluar perparimin dhe perhapjen e virozes stinore mjeket kerkojne nga qytetaret ndenjen prane ambienteve sa me te ngrohta dhe eliminimin apo frekuentimin e vendeve te mbipopulluara. Kjo per faktin se viroza perhapet ne menyre te shpejte dhe eshte ngjitese. Te gjithe qytetaret duhet te tregohen me te kujdesshem dhe per te lehtesuar dhe ulur temperaturen nuk duhet te perdoret asnje medikament tjeter, pervec paracetamolit. Ndersa per sa u perket femijeve dhe moshes se trete, mjeket pohojne se duhet te perdorin sa me shume lengje vitaminoze, si dhe duhet te qendrojne prane ambienteve sa me te ngrohta. Kjo per faktin se kjo eshte dhe mosha qe ka pasur nje numer te larte te te prekurve, qe vuajne me shume nga simptomat e kesaj viroze.