Skenari qe perjetohet nga Azia ne Lindjen e Mesme
Nga Dritan Haxhiraj
Shekulli i kaluar kaloi para syve te njerezimit si shekulli i sakrifikimit, paqes dhe rindertimit te Evropes, por edhe i 45 viteve te murit te hekurt, ku u perballen dy ideologji te ndryshme, dy botekuptime te ndryshme.
Zhvillimet e fundit gjeopolitike po hapin perpara botes nje vizion tjeter, shekulli i ri qe po jetojme eshte dhe do te jete pa diskutim shekulli i zhvillimeve radikale politike ne Azi dhe ne Lindjen e Mesme.
Shume vende arabe te Lindjes se Mesme, ne te kaluaren e tyre historike, kane pare gjithmone tek kolonializmi nje faktor negativ. Nje pjese e madhe e ketyre vendeve te rajonit, deri ne vite akoma te aferta, kane qene te udhehequra nga elita pronaresh te medhenj tokash, ku shoqeria perfaqesohej teresisht nga popullsia rurale. Nderkohe, prania e burimeve te medha naftembajtese e te gazit u jepte mundesine per nje industrializim te vertete ketyre vendeve, pra per nje ndryshim radikal politiko-shoqeror.
Ne ditet e sotme po shikojme gjithmone e me shume ndryshime ne petkun shoqeror dhe ekonomik te ketyre vendeve. Dhe keto ndryshime rrjedhimisht sjellin edhe ndryshime politike. Nderkohe, lind pyetja; keto ndryshime politike ne rajon a mund te krijojne njekohesisht edhe bazat e bashkepunimit midis lidereve politike te vendeve te interesuar, sic ndodh sot ne Perendim, duke pasur si baze nje forme organizimi te njejte ose te afert ne kontest si Bashkimi Evropian?
Dhe mbi te gjitha, kush mund te jete vendi qe mund te luaje nje rol udheheqes moderator, duke pasur si background te shkuaren dhe pervojat historike, etnike dhe kulturore?
Ne Lindjen e Mesme problemi politik ne rendin e dites pa diskutim eshte ai midis izraeliteve dhe palestinezeve. Ne kete rajon te nxehte neper vite, njerezimi perjetoi edhe linja te tjera e te ndryshme mendimi te perjetimit te paqes, ku degjenerimi ne konflikte pati si aktor nga nje ane shtetin e Izraelit dhe nga ana tjeter shtete arabe si; Egjipti, Siria dhe Libani. Shume nga keto konflikte prodhuan paqe provizore e te brishta per kete rajon.
Izraeli eshte nje fuqi ushtarake e padiskutuar dhe nuk ka shtet ne Lindjen e Mesme qe mund te matet me arsenalin e tij, duke perfshire ketu edhe arsenalin atomik. Por ka nje pike te dobet, Izraeli ka nje popullsi te vogel.
Turqia eshte nje shtet i fuqishem, por jo me popullsi arabe. Arabet kane luftuar me vite per te fituar lirine nga turqit dhe historia eshte deshmitarja me e sinqerte. Ky fakt, pa dyshim, qe luan rolin e tij paresor ne te ardhmen, mbeshtetur mbi te gjitha ne memorien e popullsise arabe, e cila vazhdon te jete e fresket.
Interesat e Turqise jane te dukshme ne ate zone te Irakut, ku popullsia perbehet nga kurde dhe mbi te gjitha, ajo qe eshte me e rendesishme ne planin gjeopolitik, eshte se, ne kete zone te Irakut kalojne tubacione te rendesishme nafte dhe gazi.
Arabia Saudite eshte nje vend me nje pasuri te paimagjinueshme, por me nje popullsi relativisht te ulet, nderkohe qe Irani mund te mbushte kete vakum te popullsise, duke qene nje shtet i madh. Por pika e dobet per Iranin eshte se perberja e shtetit iranian eshte shiite dhe mazhoranca e popullsise arabe ne rajon eshte sunite. Dhe mbi te gjitha, Irani nuk eshte nje shtet arab, ndersa mazhoranca e popullsise se Lindjes se Mesme eshte e tille.
Iraku mbetet ne kete rajon nje kandidat i mire per lidershipin politik nderkombetar te tij, por ngjarjet e ketyre viteve ne syte e botes demonstruan instabilitete te thella te brendshme, edhe pse puna e administrates amerikane ne muajt e fundit po ngre me lart moralin e kualicionit, duke siguruar gati 80% te sigurise ne Bagdad me shpresen qe kjo siguri te shtrihet ne gjithe vendin. Fitore keto te brishta, por te paguara shume shtrenjte nga te dyja palet.
Iraku mund te ndjeke rrugen e lidershipit rajonal per dy arsye; e para sepse ka nje pasuri te rendesishme te rezervave naftembajtese dhe e dyta, Iraku ka nje popullsi fortesisht te shkolluar ne krahasim me popujt e tjere te rajonit te Lindjes se Mesme, duke perjashtuar ketu Izraelin.
Enigmat e Lindjes se Mesme gjejne perkunder ne Azi nje ridimensionim te aseteve ne marredheniet nderkombetare dhe nje rikonfirmim ne procesin e globalizimit, ku protagoniste te padiskutuar jane Kina, India dhe Pakistani.
Pikerisht Pakistani, nje shtet i madh mysliman, nje fuqi rajonale i cili me fuqine e tij atomike ka bere qe bota te ktheje syte nga ai me seriozisht. Zhvillimet ne Pakistan, me rryma dhe levizje politike qe kishin kohe qe po kerkonin vemendje, u thelluan me tej, edhe shkaku kryesor e me i dhimbshem ishte vrasja e ish-kryeministres Bhutto.
Vritet ne Raealpindi, ne jug te Pakistanit, ne nje nga qytetet me te qete e me te sigurt te vendit, vritet ne te njejtin park ku po ne 1951, pas mbarimit te nje manifestimi elektoral, vritet nje nga politikanet simbol te ketij vendi. Dhe mbi te gjitha, atentatoret zgjedhin po ate vend, ku pak metra me tutje ndodhet nje nga bazat ushtarake me te sofistikuara te vendit.
Te gjithe ata qe e njohin gjeopolitiken e rajonit te nxehte e dine se ketu rastesite nuk funksionojne dhe se simbolikat perdoren shpesh per te ringjallur shpirtrat e humbur ekstremiste e per te mitizuar aktet terroriste.
Po perse keto forca te erreta zgjodhen pikerisht zonjen Benazir Bhutto?
Mbaruar doktoraten ne Harvard ne Shkenca politike, e me pas ne Oxford per Filozofi e Ekonomi i hyn politikes ku zgjedhja ne parti si lider i Partise Popullore Pakistaneze eshte me shume nje formalitet se sa nje proces demokratik mbas vrasjes se te atit, ngjarje qe do te ndodhte mbas grushtit te shtetit nga ana e gjeneralit Zia ul Haq ne 1977.
Ishin vitet e luftes se ftohte dhe administrata amerikane kishte nevoje qe te perballonte me ndihmen e ushtarakeve ne vende si Pakistani dhe Turqia mosdepertimin e ideologjive dhe te levizjeve marksiste ne vende si keto dhe ndaj mbyllej nje sy mbi te gjitha format e represionit, qe nga represioni politik e deri ne ate civil, qe ushtroheshin nga ana e ushtarakeve.
Ne Pakistan, duke pergatitur nje aleance te re midis forcave ushtarake dhe xhamive, gjenerali Zia arrin ne nje forme te re rekrutimi per mijera talebane, qe pergatiten per te luftuar armikun e perbashket sovjetik, qe kishte pushtuar Kabulin (Afganistan) ne 1979.
Por me kete lloj mentaliteti nisi talebanizimi i Pakistanit ne shoqeri, institucione, ushtri, sherbime sekrete (ISI) dhe duke kthyer kete te fundit ne nje nga firmat me profite me te medha.
Miqte e nje kohe ishin kthyer ne armiqte e nje vizioni dhe te nje ideologjie, qe do te ndryshonte kahet e marredhenieve nderkombetare midis fuqive boterore dhe atyre rajonale.
Kush mund te perfitonte nga kjo vrasje? Qartesisht talebanet e rinj me ndihmen e simpantizanteve te deklaruar o te devijuar te sherbimeve sekrete pakistaneze.
Benazir Bhutto e njihte mire kete lidhje duke qene ajo vete Kryeministre per tre vjet, kishte qene vete ajo sponsore, para administrates Klinton, per nje investim politik pro-taleban, duke rritur keshtu investimin politik te Pakistanit mbi Afganistan dhe duke i dhene vendit te saj nje rol te ri strategjik e per te barazpeshuar konfliktin e gjate midis Indise dhe Pakistanit mbi problemin e Kashmirit.
E rritur nen predikimin politik te te atit, Zulfikar Bhutto, se populli pakistanez do te hante bar dhe nuk do te hiqte dore nga fuqizimi i Pakistanit, duke arritur te kishte nen fuqine e tij armen nukleare. Ate arme nukleare qe sot mendohet te kete arritur nga 50 deri ne 200 koka nukleare dhe qe tremb sot aq shume Perendimin dhe fqinjet e vet.
E vrane dhe pse ajo sillte te rene ne nje shoqeri te predominuar nga shaahria, ne nje shoqeri totalisht maskiliste dhe ajo ishte viktima ideale per nje skenar ideal ne nje moment qe idete e saj per demokracine ishin ne plan te dyte, sepse interesat ekonomike ishin me te medha se votat qe ajo kerkonte.