Produktet bimore që ndihmojnë tretjen e ushqimeve
Produktet bimore të përbëra nga disa bimë që rregullojnë tretjen janë si më poshtë:
Digerisko
Personat që kanë një tretje të vështirë, e cila shoqërohet me ndjenjën e rëndesës pas ushqimit, përgjumje, ulje vigjilence, fryrje, ere e keqe goje mund të përdorin disa tableta, të cilat mbahen në gojë në formën e karameleve dhe ndihmojnë tretjen e menjëhershme, duke ulur ndjenjën e rëndesës në stomak. Kjo tabletë quhet digerisko dhe përbëhet nga 12 bimë mjekësore që ndikojnë jo vetëm mbi stomakun, por dhe mbi fshikëzën e tëmthit dhe pankreasin, duke bërë kështu një tretje të plotë dhe fiziologjike gjithashtu.
Cotidierbe
Rregullimi i tretjes largon aromat e këqija të gojës, rregullon lëkurën, duke ndikuar në një pastrim të toksinave të ndryshme që grumbullohen si pasojë e një jashtëqitjeje jo të rregullt. Në disa raste dhe dhimbjet e mesit mund t’i dedikohen konstipacionit dhe presionit që ushtrojnë mbi nervat e shpinës masat ushqimore të përpunuara. Për të ndihmuar jashtëqitjen mund të përdoret një koktej me bimë mjekësore të kombinuara në mënyrë të tillë që të kenë një përdorim të lehtë, të përshtatshëm, me efekte të menjëhershme dhe jo irrituese për zorrën. Ky preparat gjendet me emrin cotidierbe dhe mund të jetë në formë tabletash ose shurupi.
Colesol
Është mirë që terapia me colesolin të integrohet me oligoterapinë. Kjo do të thotë një kombinim për një efekt të shpejt dhe të zgjatur në kohë, që përveç rregullimit të mikroflorës, të ushqehet me minerale dhe sistemi nervor i cili stimulon funksionimin korrekt të peristatikës (lëvizjes ritmike të zorrëve). Ky ilaç bimor jep dhe një qetësim gjithashtu të stresit dhe ankthit, që janë faktor madhor esencial dhe të pa kundërshtueshëm në rolin e tyre si shkaktarë të kësaj patologjie që quhet ndryshe dhe psikosomatike. Në këtë patologji stresi psikologjik ndërvepron me sistemin nervor vegjetativ që inervon traktin tretës. Të tillë elemente janë të gjithë të studiuar dhe të përfshirë në një nga fisiosolet e konkretisht në fisiosol CI (koloni irrituar).
Ferzym
Një problem tjetër që sot takohet shumë shpesh është ai i përdorimit pa kriter të antibiotikëve, të cilët jo vetëm që shkatërrojnë totalisht florën intestinale, por dhe krijojnë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e infeksioneve mykotike, rënien e imunitetit dhe çrregullimet në zakonin e jashtëqitjes. Për të gjitha këto probleme ekziston një preparat i integruar i cili quhet ferzym dhe përmban me miliarda fermente laktik dhe bifidobakere minerale të ndryshme, si hekur, zink, magnez, fosfor, kalcium, vitaminat B1, B2, B6, B12, PP, acidi pantotenik dhe fibra të baobabit, akacias etj. Të gjitha këto elemente japin një rregullim të florës bakteriale, të jashtëqitjes, stimulojnë pjekjen e leukociteve, duke rritur imunitetin dhe mbrojtur ndaj virozave apo sëmundjeve bakteriale të ndryshme.
Ferzym plus është një shtesë e biologjike dhe vitaminë ushqimit të baktereve të jetojnë probiotic për të ndihmuar në ruajtjen e florës intestinale mikrobiotike ekuilibrin.
Ndihmon ruajtjen e niveleve të baktereve të dobishme, veçanërisht e rëndësishme në kohën kur një dietë mund të mungojë për shkak të zakoneve të pasakta ose kur duhet të hahet pas antibiotikëve.
Magneziumi
Për të rregulluar kontraksionet e zorrëve në këtë kapsulë është futur edhe magneziumi, i cili është një oligoelement esencial për funksionimin e sistemit nervor dhe përçimeve të impulseve nervore në organe shenjë. Magnezi luan edhe një rol fondamental në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Të gjitha sa thamë më lart ndodhen të kombinuara në një preparat të quajtur Colesol ferzym, me një efekt të garantuar dhe që në ditët e para të përdorimit.