E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiraj, drejt Bundesligës

Fatos Beqiraj karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligë. Kështu kanë raportuar mediat kroate, sipas të cilave sulmuesi kosovar shumë shpejt pritet të ndahet me Dinamon e Zagrebit për t’iu bashkuar ndonjë klubi të njohur gjerman.

Madje, këtë mundësi nuk e ka përjashtuar as drejtori sportiv i gjigantit kroat, Zoran Mamic.

“Ka njoftime rreth shkuarjes së tij në Gjermani, mirëpo ne ende nuk e kemi marrë ndonjë ofertë zyrtare”, ka thënë Mamic për Sportske Novosti, e cila ka shkruar: “Atëherë kur drejtori sportiv thotë se ‘ka njoftime’, mund të vijmë në përfundim se transferimi i Beqirajt në Gjermani është në fazën finale”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›