Kagawa synon ndikim të menjëhershëm

Shinji Kagawa është optimist se mund të adaptohet në Premierligë, por pranon se transferimi në Manchester United do të jetë “sfida më e madhe” në karrierën e tij të deritashme.
Kagawa iu bashkua Unitedit muajin e kaluar nga kampioni i Bundesligës, Borussia Dortmund për 17 milionë funte.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe do të mundohem të shfrytëzojë çdo rast që më ofrohet. Gjithmonë kam thënë se duhet të përmirësoj kualitetet e mia. Jam në një klub të madh dhe kjo pa dyshim se është sfida më e madhe për mua. Por, dua të jap kontribut të menjëhershëm”, deklaroi ai për Daily Mail.