E Diel, 1 Nëntor 2026

Chelsea, 60 milionë euro nga Liga e Kampionëve

UEFA shpërndau të ardhurat për klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve në sezonin 2011/2012. Në total fondi i dhënë nga shtëpia e futbollit evropian për të 32 skuadrat pjesëmarrëse ishte 754.1 milionë euro, ndërsa pjesën më të madhe e kanë marrë dy finalistët, Chelsea dhe Bayern Munich.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të UEFA-s, Chelseat, fituesi i edicionit të shkuar të Ligës së Kampioneve, i është dhënë një shifër prej rreth 60 milionë eurosh nga të cilat 30 milionë janë për pjesëmarrjen dhe paraqitjen në ndeshjet në grupe dhe fazës së eliminimit të drejtpërdrejtë dhe 30 milionë të tjerë nga e drejta televizive.

Bayerni përfitoi 42 milionë euro; 27 milionë nga pjesëmarrja dhe 15 milionë nga të drejtat televizive. Por jo vetëm kaq. Chelsea dhe Bayerni përfituan edhe të tjera bonuse. Kështu klubit londinez iu akorduan 9 milionë euro për suksesin në finale, ndërsa Bayerni përfitoi rreth 6 milionë si finalist.

Klube të tjera që përfituan nga UEFA për pjesëmarrjen e tyre janë: Barcelona me 41 milionë, Milani me 40 milionë, Reali i Madridit me 38 milionë, Manchester United e Interi me 35 e 31 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›