E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacioni i yjeve të PSG-së

Paris Saint-Germain është shumë pranë transferimit të dyshes së Milanit, sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe qendërmbrojtësit Thiago Silva, në marrëveshje të përbashkët me vlerë prej 62 milionë eurosh.

Klubi nga Parc des Princes ka bërë revolucion në vitin e fundit, duke sjellë yje të shumtë dhe krejt kjo falë ndryshimeve në kryesi dhe ardhjes së pronarit të pasur arab. Në prag të fillimit të sezonit të ri, PSG konsiderohet jo vetëm favorit për triumf në Ligue 1, por edhe skuadër e cila do të mund të konkurronte denjësisht edhe në Ligën e Kampionëve.

Kështu mund të duket formacioni bazë i PSG-së për sezonin e ri. Në portë Siguru, mbrojtja përbëhet nga Jallet, Thiago Silva, Sakho dhe Maxwell. Kurse mesfusha dhe sulmi janë vërtet të frikshëm. Menez në krahun e djathtë, Thiago Motta, Pastore dhe Sissoko në qendër, kurse Lavezzi në atë të majtë. Si qendërsulmues, Ibrahimovic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›