E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon mund të mbajë fanellën me numrin 10

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, mund të veshë fanellën me numrin 10, të lënë të lirë nga Alessandro del Piero.

Gazzetta dello Sport shkruan se Buffon është një kandidat befasues për fanellën dhe se do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga numri 1, për ta marrë 10-tën.

Kjo mendohet se do të jetë një tentim nga portieri për të shmangur përplasjet në dhomën e veshjeve rreth asaj se kush do të mbajë numrin 10.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›