Hetemaj, nëpërmjet Regginas, synon Finlandën

Andaj, mesfushori kosovar ndihet krenar që karrierën do ta vazhdojë në Serie B të Italisë. Ai tashmë i ka nisur përgatitjet me ekipin e tij të ri, me të cilin synon që nëpërmjet play-off’it ta kërkojë inkuadrimin në Serie A.
Por, jo vetëm kaq. Hetemaj ka thënë se do ta japë maksimumin në fanellën e ekipit italian, me qëllim që ta bind selektorin e Kombëtares së Finlandës që ta ftojë rregullisht në skuadrën e tij.
“Fakti që AlbinoLeffe ka rënë nga Serie B, ndërsa unë do të vazhdoj të luaj në këtë ligë do të thotë se unë kisha bërë punë të mirë me ish skuadrën”, ka deklaruar kosovari me nënshtetësi finlandeze.
“Në dy vitet në ‘Bergamo’ luanim me tre mesfushorë, ndërsa unë luaja në krah. Mirëpo, së fundmi kam luajtur në qendër dhe jam mësuar ta udhëheq lojën. Qëllimi im është që me Regginan të kualifikohemi në play-off, dhe kështu ta fitoj një vend të përhershëm në Kombëtaren e Finlandës”, ka përfunduar Hetemaj.