E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli propozon samit ekonomik Kosovë–Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shpalosur idenë e mbajtjes së një samiti ekonomik midis Kosovës dhe Maqedonisë.

Ai idenë e tij e ka shpalosur dje në takimin me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri.

Sipas kabinetit të zëvendëskryeministrit Pacolli, qëllimi i këtij samiti të bizneseve është që dyja vendet dhe bizneset të trajtojnë dhe analizojnë bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet që kanë interes të përbashkët.

Pacolli ka shprehur interesimin e lartë për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›