E Diel, 1 Nëntor 2026

KKSH: Vrasja në Smilkovc, skenarë për të fajësuar shqiptarët

Këshilli Kombëtar Shqiptar në shtetet e Beneluksit në një mbledhje të fundit në Bruksel ka analizuar gjendjen aktuale në Kosovë dhe atë në Maqedoni, pas vrasjes së pesëfishtë dhe tensioneve të fundit.

Këshilli dënon fuqishëm këtë akt kriminal ku jemi të bindur se pas tij qëndrojnë qarqe shoveniste sllavomaqedonase ose serbosllave me të vetmin qëllim që të fajësojnë popullin shqiptar si arsye për ndërrmarje të masave ekstreme ndaj tyre në tokat e tyre etnike për të hapur rrugën e makinerisë së njohur të bisedave informative, torturave dhe burgosjeve me të vetmin qëllim shpërnguljen ee tyre nga vatrat autoktone”, thekson KKSH, duke shtuar se kjo strategji nuk do të ketë efektin e saj .

Ky këshill thekson se është përcaktuar në mbrojtjen e Platformës për Republikën e Iliridës në Maqedoni të udhëhequr nga Nevzat Halimi. KKSH ka theksuar se muajin e kaluar organizoi një protestë në Bruksel përmes së cilës ngriti zërin e diskriminimit të shqiptarëve para institucioneve të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›