Beqiri: Fitorja, qetësi drejt titullit
05/03/2005 Mesfushori i Tiranës dhe Kombëtares kuqezi prononcohet në prag të supersfidës së javës së 26-të
“Ruzhdi Bizhuta” i uron mirseardhjen supersfidës se javës së 26-të të Kategorisë Superiore, por pse jo dhe të gjithë sezonit, asaj mes Elbasanit ambicioz të vendit të dytë dhe Tiranës kryesuese e njëkohësisht favorite për titullin kampion të këtij edicioni. Do të jenë përballen dy skuadrat më të mira në këto tre faza të para, në një sfidë që ndoshta mund të jetë përcaktuese për skuadrën që do të shkelë e para vijnë e finishit të këtij sezoni. Në favor të Elbasanit për tiumfin në këtë takim flasin vendi dhe publiku i zjarrtë që do ta mbështesë, ndërsa bardheblutë kanë në anën e tyre kualitetin por edhe qetësinë që u fal diferenca e madhe prej 8 pikësh nga rivalët. Nëse do të kemi një fitore të Elbasanit kjo distancë mes dy kryesuesve do të zvoglëlohej dhe do t’ju krijonte më shumë shanse portokallinjve drejt përsërijes së historisë së Labinotit të dikurshëm. Ndërsa një fitore e bardhebluve mund t’i japë fund luftës për trofeun më prestigjoz të këtij sezoni. Dhe në prag të kësaj sfidë te veçantë të kampionatit emocionet dhe ankthi kanë mbërthyer të dy kampet. Një gjë e tillë vihet re edhe kur flet me Ardit Beqiri, mesfushorin e Tiranës, i cili e përshkruan këtë takim si një luftë të ashpër për Tiranën në kërkim të qetësisë drejt fitimit të titullit të 22-të. Ai pohon se, sido që të rrjedhin ngjarjet në ndeshjen e stome, Tirana do të mbetet sërish në krye të tabelës së klasifikimit, dhe kjo e tregon se edhe pas kësaj ndeshjeje bardheblutë do të jenë më të favorizuarit në luftën për titull. "Diferencë prej 8 pikësh është një avantazh i konsiderueshëm për skuadrën tonë. Cilido të jetë rezultati i ndeshjes në ‘Ruzhdi Bizhuta’, ne do të jemi sërish në krye të klasifikimit. Gjithsesi nuk kemi ndërmend të shkojmë në Elbasan për t’u ulur ‘këmbëkryq’. Synimi ynë në këtë përplasje dikrekte është të shtojmë akoma dhe më shumë diferencën e pikëve me ndjekësit tanë më të afërt”, - thekson mesfushori, i cili vetëm në javën e 4-të të këtij sezoni hodhi pas krahëve bluzën e Partizanit, për të veshur pak më vonë atë të bardhebluve. Një fitore në sfidën e stome, do të ishte edhe ilaçi më i mirë për garantimin e qetësisë së Tiranën në rrugën drejt titullit të kampion. Prandaj dhe Beqiri premton se ai bashkë me shokët e skuadrës do të japin maksimumin për të marrë 3 pikët në duelin me Elbasanit. Ndërkohë që portokallinjtë janë dhe njëri nga shkaktarët e dy humbjeve të kryesuesve në këtë sezon. Në fazën e parë ata knë fituar 3-1 ndaj bardhebluve në takimin që u luajt piërisht në „Ruzhdi Bizhuta“. “Në atë ndeshje mund të them se Tiranë i ka munguar fati, - shton Beqiri, - shpresoj këtë herë të mos ndodhë një gjë e tillë”. Ndërsa për sa i përket aktivizimit të tij, mesfushori i Kombëtares kuqezi, nënvizon se gjithçka është në dorë të Trajnerit. “Përmirësimet nga dëmtimi kanë qenë të shumta. Aktualisht ndihem mirë dhe jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim për skuadrën. Por ai që vendos për këtë është trajneri, vendimin e të cilit e respektoj”, - ka mbyllur Beqiri.