E Hënë, 2 Nëntor 2026

Laze: Dua fitore dhe spektakël

05/03/2005  Elbasani duket se përfundimisht e ka lënë pas ndeshjen e Kupës me Teutën ku barzoi 3-3 në takimin e parë të turit, duke menduar tashmë totalisht për Tiranën. Në këtë prag të sfidës së rëndësishme me Tiranën, nuk ka munguar në këtë anë edhe “presioni” i presidentitr Laze, i cili ka deklaruar se me Tiranën synimi i vetëm do të ishte fitorja. Ai ka kërkuar të përsëritet rezultati i fazës së parë, kur verdheblutë fitonin 3-1 me Tiranën, duke zhvilluar një lojë tepër spektakolare. Ndërkohë një prej protagonistëve të atij takimi të parë, Klevsi Dalipi shprehet i bindur se edhe në këtë ndeshje Elbasani do të japë më të mirën e tij për të arritur një rezultat pozitiv. Sulmuesi shprehet se kjo ndeshje do të shënojë edhe kthesën në drejtim të shënimit të golave. “Eshtë e vërtetë që javët e fundit nuk kam shënuar, duke qenë i pafat përpara potës së kundërshtarëve, - ka deklaruar Dalipi. - Në përgjithësi sulmi ynë ka qenë i pafat në shumë ndeshje të kësaj fazëz ka vazhduar më tej ai, por ky fat i keq mendoj se do të përfundojë pikërisht në takimin me Tiranën”. Dalipi mendon se Elbasani është një skuadër e kompletuar, ku të gjthë futbollistët nëse japin maksmumin në fushë arrijnë të bëjnë gjëra me të vërtetë të bukura. “Ne kemi treguar se jemi skuadra që bën lojën me të bukur në këtë sezon futbollistik në Shqipqëri, dhe jemi një skuadrë që meriton më shumë”, - ka vazhduar me tej ai. Klevis Dalipi nuk është i kënaqur me renditjen aktuale të Elbasanit, pasi sipas tij pikët duhet të ishin më shumë, por në futboll nevojitet edhe fati. Ndërkohë për takimin me Tiranë, sulmuesi verdheblu shprehet tepër optimist në arritjen e një rezultati pozitiv. “Në takimet direkte me Tiranën ne kemi një bilanc tepër pozitiv, - ka deklaruar ai, - dhe këto rezultate nuk kanë ardhur të rastësishme, por si pasojë e lojës mjaft të mirë që kemi bërë. Realisht ne e ndjejmë veten një skuadër që nuk është aspak inferiore ndaj Tiranës”. Ndërkohë pyetjes nëse do të shënojë gol gjatë kësaj sfide, Klevis Dalipi është përgjigjur me siguri që po. “Do t’i shënoj gol tiranës dhe këtë e them me bindje thotë ai. Këtë herë fati do të jetë me mua, ka përfunduar bisedën e tij sulmuesi elbasanas”, - ka mbyllur futbollisti i portokallinjve. Ndërkohë ditën e shtunë vendasit mendohet të kenë përkrahjen edhe të mijëra tifozëve të cilët janë përgatitur mjaft për këtë ndeshje. Biletat e këtij takimi kanë filluar të shiten dhe kërkesat kanë qenë të shumta. Sipas parashikimeve mendohet që stadiuimi Ruzhdi Bizhiuta gjatë ditës së Shtunë të mbushet em kapacitetin e tij të plotë ku rreth 12 mijë persona do ta ndjekin takimin me të rëndësishëm të kësaj jave të kampionatit, por edhe sfidën më interesantë të këtij sezoni të Superligës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›