E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ferrari ruan qetësinë

05/03/2005  Mirë, por jo shumë mirë. Gjithsesi gjërat do t’i qartësojë një herë e mirë gara. Në kampin e Ferrarit mbizotëron megjithatë optimizmi pas ditës së parë të provave në Melburn. Sigurisht që McLaren bëri një paraqitje shumë të mirë, por të gjithë punuan në kuadër të garës, aty ku do të përcaktohet gjithçka. Motorri i vetëm për dy Çmime të Mëdha dhe gomat për tu kursyer kanë rekomanduar më shumë kujdes. Dy makinat Ferrari nuk kanë zhgënjyer, por gjithsesi nuk janë përpara të tjerave. Sidoqoftë, një gjë e tillë përbën lajm. Mikael Shumaker ishte më i miri i Kokëkuqes, me kohën e katërt të rregjistruar dhe në total gjermani është shfaqur i qetë. Shumi: Mezi pres të garoj"Është gjithmonë një moment i mirë të kthehesh në pistë për fillimin e një sezoni të ri, - është shprehur gjermani në përfundim të ditës së provave, - jam i kënaqur me këtë ditë të parë. Thuasje e kemi përfunduar programin e parashikuar, edhe pse pata një problem të vogël elektronik, që më detyroi të kthehesha në bokse përpara kohe: por u zgjidh shpejt, kështu që nuk humbëm shumë kohë. Sipas mendimit tim, kemi të dhëna të mjaftueshme për të bërë një zgjidhje gomash për pjesën e mbetur të fundjavës. Kundërshtarët? Ideja që kishim krijuar gjatë provave dimërore në lidhje me kundërshtarët, duket se ka qenë ajo e duhura. Jam befasuar shumë nga ritmi i Sauberit dhe makinave të reja Red Bull.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›