Todt: Rëndësi kanë gomat
05/03/2005 Zhan Todt konfirmon se fillimi i fundjavës për Ferrarin është më shumë se i pranueshëm: “Dita e parë duket pak më ndryshe se zakonisht, - është shprehur drejtori i përgjithshëm i Kavalinos, - rregullorja e re e ka ndryshuar ditën e provave, në veçanti rregulli për përdorimin e propulsorëve ka patur një ndikim direkt, duke parë numrin më të madh të xhirove, të bëra nga skuadrat. Kjo fundjavë do të jetë shumë e rëndësishme, pasi për herë të parë, pas provave dimërore, do të kemi mundësi të shikojmë se deri ku shkojnë skuadrat e tjera. Ndryshe nga rivalët tanë, vendosëm të paraqitemi në Australi me makinën e vjetër, F2004 M. Them se roli i gomave do të jetë deçiziv: e dimë që mund të mbështetemi te një partner i rëndësishëm, si Bridgestone, tek i cili kemi besim të plotë".