Bylykbashi këmbëtari
05/03/2005 PARTIZANI – SHKUMBINI 1:0
PARTIZANI: Agolli, Pinari, Delain, Gallo (73’ Bakaj), Hallaçi, Muzaka, S. Bulku (89’ Ziu), Allmuça (46’ Xhunior), ,Bylykbashi, Halili, Rizvanolli
Trajner: Sulejman Mema
SHKUMBINI: G. Tafaj, F. Tafaj, Bardhi, Magani, Xhyra, Muça, Kruja, Ishaka, Nexha, Ivanaj ( 84’Zyba), Begeja
Trajner: Faruk Sejdini
Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Biçaku, F. Elezi
Shënues: Bylykbashi 61’
Kartona të verdhë: Xhunior, Ziu / Magani
I ka mjaftuar një perlë e Dorian Bylykbashit, skuadrës së Partizanit, për të thyer Shkumbinin
Partizani i është rikthyer sërish fitores pas pesë javësh negative. Edhe këtë herë kanë qenë këmbët e arta të mesfushorit të tij, Dorian Bylykbashi, ato që qetësuar sadopak tifozët dhe trajnerin e Partizanit, Sulejmn Mema. Një fitore, tre pikë më shumë për Partizanin dhe mbi të gjitha më shumë qetësi pas javësh të ngarkuara në skuadrën e kuqe. Ndërkohë, Shkumbinit do t’i duhet të “kafshojnë thonjtë” për rastet e humbura. Ka qenë një ndeshje e mbushur me emocione, ajo e zhvilluar ndërmjet Partizanit dhe Shkumbinit, paçka se jo shumë e bukur. Për vetë gjendjen e tyre, të dyja skuadrat i kishin të qarta objektivat e tyre. Partizani për të rigjetur fitoren në kampionat që mungonte prej 5 javësh dhe për të rikonfirmuar provën e mirë në Ballsh në ndeshjen e Kupës dhe Shkumbini, për të harruar dy humbjet e njëpasnjëshme në kampionat dhe nëKupë me Vllazninë. Mema, e ka filluar takimin me rreshtimin e tij të preferuar 3-5-2, duke vendosur në qendër të mbrojtjes Delain për shkak të mngesës së Ndrekës (I pezulluar për kartona). Në mesfushë, Muzaka është kthyer në të majtë, ndërkohë që e ka nisur takimin nga minuta e parë, Hallaçi që ka kaluar në krahun e djathtë. Në sulm, ka qenë përsëri dyshja e Kupës, Rizvanolli-Halili, e mbështetur nga Bylykbashi. Nga ana e tij, “xhaxhi“ ka bërë 2 ndryshime nga formacioni i hedhur të mërkurën në Kupë. Kështu, portën ja ka besuar Gentjan Tafait, ndërkohë që Roland Dervishi ja ka lënë vendin Krujës. Takimi ka nisur i qetë dhe është Partizani ka iniciativën, por ka qenë Shkumbini që i është afruar golit në minutën e 15-të. Ka qenë një aksion personal i Ishakës, pothuaj identik me atë të golit të Tiranës në ndeshjen me Partizanin, por që është finalizuar në mënyrën më të keqe për peqinasit nga Ivanaj. Kaq ka mjaftuar për të ndezur lojën dhe kanë qenëkryeqytetasit që i jn afruar ndjeshëm golit në dy raste, ku veçohet ai i munutës së 23-të, kur Halili vetëm me portierin ka goditur traversën. Më tepër se çështje fati, këtu është një gabim i sulmuesit të Partizanin. Pas aksione të Partizanit, rolet ndërrohen dhe Shkumbini shtyn përpara duke rrezikuar disa herë. Kulmin, pjesa e parë do ta ketë në fundin e saj, madje në kohën shtesë, kur peqinasit kanë shansin e artë për të kaluar në avantazh. Një 11-metërsh për ta, pas prekjes me dorë të topit nga Pinari. Por për fatin e keq të Shkumbinit dhe të mirë të Partizanit, topi i godituer nga Nexha përfundon jashtë. Tashmë, “xhaxhi” ka të drejtë të nxehet. Pjesa e dytë fillon aty ku mbaroi e para, me Shkumbinin në sulm. 15-të minutat e para janë të tëra të markës “made in Shkumbin”. Duket sikur luhet në Peqin dhe jo në Tiranë, ç’ka tregon se Shkumbini kishte ardhur në Tiranë për të marrë maksimumin. Por, diku aftësitë e Agollit dhe diku gabimet e sulmuesve të Shkumbinit, bëjnë që Partizani të dalë pa lagur. Dhe pikërisht, në momentin më të mirë të Shkumbinit, vjen dhe “dushi i ftohtë” për ta. Ka menduar përsëri, ai, Dorian Bylykbashi, që me “magjinë” e rradhës ka liruar Partizanin. Një gol “alla Bylykbashi” (I treti në tre ndeshjet e fundit), kalon Partizanin përpara dhe shokn Shkumbinin. Pas minutës së 61-të, fillon edhe Bylykbashi shoë, duke dhuruar emocione në stadium dhe duke ngrohur pak edhe ta tifozë në stadium që numëroheshin me gishta. Partizani, i marrë pas dore nga një Bylykbash në formë të shkëlqyer merr frenat e lojës. Por pa harruar defektin e vjetër, atë të shënimit të golit të dytë, që do të mbyllte takimin, duke i dhënë mundësi skuadrës së Sejdnit të qëndrojë ende në lojë. Gjithsesi, minutat e mbetura pavarësisht disa përpjekjeve të dëshpëruara të Shkumbinit nuk do të ndryshojnë asgjë në rezultat. Partizani fiton një takim të vështirë, që e ngjit në kuotën e 33 pikëve, ndërkohë që Shkumbini, edhe pse për 60 minuta luftoi si i barbartë, madje në disa raste superior nga Partizani, nuk mori më shumë se një përgëzim për lojën e bukur. Vetëm 34 pikë dhe vendi i 6-të momentlisht.