Drejtoret Situata po rendohet kerkojme police ne shkolla
Drejtoret e shkollave te mesme ne Tirane kerkojne te kene ne ambientet arsimore uniformat blu per te ruajtur sigurine e nxenesve. Sipas tyre nje mase e tille do te sillte reduktimin e rasteve problematike ne shkolla te cilat kohet e fundit jane shtuar ne mase.
Raste problematike ka. Une mendoj qe shkolla ka nevoje per ato qe ka pasur deri perpara nje viti nje polic i cili i takonte seciles shkolle. Eumlshte e vertete qe ai nuk ka te drejte te hyje ne shkolle por per problemet te cilat e kalojne masen e normales roli i tij si ndermjetes ne te tilla raste do te ishte me se i domosdoshem tha Luljeta Basha drejtoreshe e gjimnazit Partizani.
Shtimin e rasteve problematike e konfirmojne edhe psikologet qe jane vendosur prej disa vitesh ne ambientet arsimore. Ata thone se nga dita ne dite nxenesit qe kane probleme nga me te ndryshmet nga ato familjare e deri te droga apo alkooli kerkojne keshillim dhe vemendje te detajuar.
Problemet me te medha vijne ne bazen e familjes. Ne shume raste te identifikuara eshte edhe dhuna ne familje apo dhe neglizhimi i femijes. Kjo eshte problematika qe kam hasur me se shumti. Do theksoja gjithashtu edhe konsumimin e lendeve narkotike si hashashi qe eshte nje nga drogat me te konsumuara nga adoleshentet sqaroi psikologia Ornela Belba.
Kohet e fundit po behet gjithmone e me problematike siguria e nxenesve ne shkolla. Dite pas dite na bie rasti te degjojme shikojme ose te lexojme per situata nga me te ndryshmet ne te cilat vihet jo rrallehere ne diskutim siguria e nxenesve ne institucionet arsimore sidomos ne gjimnaze. Nxenes qe perfshihen ne sherre me njeri-tjetrin per arsye nga me banalet qofte edhe per nje veshtrim kalimtar ndaj te dashures se dikujt apo me keq akoma per nje shikim te shtrember ndaj dikujt tjeter. Per fat te keq kjo eshte panorama jo fort e kendshme qe paraqitet sot ne gjimnazet e Tiranes situate qe nuk po merr ende zgjidhjen e duhur per tu siguruar nxenesve mesuesve por edhe prinderve qetesine e munguar qe prej disa javesh.