E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri, rrjeta e pare bardhekalter

21 vjecari Arsen Beqiri, ne perballjen e se shtunes me Flamurtarin e Vlores, ka shenuar golin e pare me fanelen bardhekaltert. Ka qene goli me i shpejte i kampionatit, madje dhe i nje rendesie te vecante per skuadren peqinase, pasi i hapi rrugen fitores. Nuk mund te kishte nisje me te mire per shkodranin Beqiri. Duke treguar menyren se si e perjetoi golin e tij te pare ne kete kampionat, ai rrefen: "Te shenosh vertet eshte kenaqesi. Gjithsesi, goli im ka te vecanten e tij sepse eshte i pari me fanellen e Shkumbinit e vecmas kesaj ishte me i shpejti i kampionatit dhe i sherbeu fitores. Ne kete rast kenaqesia eshte e dyfishte".
Mesfushori nuk pajtohet aspak me ata qe e "shohin" golin e shenuar nga ai si pasoje e gabimit te bere nga portieri vlonjat, Billa. "Me falni", kembengul Beqiri, "sepse ketu desha te ndalesha pak. Goditja ime ishte mjaft e fuqishme. Topi kishte marre rrugen per ne rrjete. Billa me nje kercim te fuqishem u mundua t'ia ndryshonte drejtimin, por kete s'arriti ta bente. Vetem e ka prekur, pa ia ndryshuar fare drejtimin".
Megjithese mund te "pushoje", futbollisti nuk ka mbetur shume i kenaqur me lojen e tij. "Ndoshta, ne pamje te pare ka qene ndeshje e mire per mua, por une nuk them keshtu. Kam patur edhe oshilacione: ne disa momente me mire, ne disa momente me keq. Shpresoj qe ne ndeshjet e ardhshme, do te jem ne maksimumin tim, sepse kam ardhur ne Peqin vetem me nje qellim, gjithcka per Shkumbinin!", shton Beqiri.
Ndryshe nga ndeshja miqesore me Partizanin, ne takimin me vlonjatet duket se Beqiri ka gjetur gjuhen e perbashket me futbollistet e tjere. "Besoj", thote ai, "se jam pershtatur, kur duket se kam gjetur gjuhen e perbashket me te gjithe. Megjithate duhet ende pune per te arritur te nje Shkumbin shume me i mire se sa ai i se shtunes perballe Flamurtarit". Krahas Beqirit, ne perberje te skuadres jane dhe dy shkodrane te tjere, Cani e Zmijani. "Jane futbolliste te mire", nenvizon Beqiri, "qe do t'i sherbejne shume skuadres". Ne perballjen me Flamurtarin, skuadra peqinase u dallua per qetesine psikologjike, moralin e larte dhe vendosmerine per te arritur fitoren, veti keto qe nuk u cenuan edhe kur Shkumbini nuk arriti te ktheje ne gol nje penallti te fituar ne fund te pjeses se pare. Duke evidentuar nje fakt te tille, Beqiri tregon: "Ekipi ne ato momente nuk u trondit, sepse i kishte marre frenat e lojes ne dore dhe e kishte zhvendosur ate pothuajse ne gjysmefushen vlonjate. Pra presioni i Shkumbini ne drejtim te portes kundershtare, jo vetem qe nuk u pakesua, por nga minuta ne minute ishte ne rritje. Ne menyre te ndjeshme ne kete drejtim ndikuan dhe ndryshimet e bera nga tekniku Bici, ku hodhi ne fushe me shume lojtare sulmues".
* * *
Vjen dhe Erion Xhafa
Peqinasit vijojne merkaton. Me ta eshte bashkuar dhe mbrojtesi lushnjar Erion Xhafa. Ne fakt ky futbollist per shume kohe u stervit tek skuadra dinamovite, por mosgjetja e hapesirave te nevojshme per t'u aktivizuar e ka detyruar te nderroje "destinacion". Dje pasdite, Xhafa ka zhvilluar seancen e pare stervitore nen komanden e teknikut Bici. Me Xhafen, peqinasit behen gjithnje e me te plote ne mbrojtje, e njekohesisht shtojne radhet e lushnjareve ne perberjen e tyre.
----------------
Nuredin Ceci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›