Pisha ben fajtor... veten
Ndeshja e se dieles ne "Ruzhdi Bizhuta", ndaj kampioneve u barazua si pasoje e mendjemadhesise se skuadres tiranase. Eshte ky mendimi i mbrojtesit elbasanas te bardhebluve, Arjan Pisha. Per te, fakti qe skuadra u fut ne fushe me idene qe do t'i mundte lehte verdheblute ndikoi shume ne lojen e zhvilluar. "Shpetuam mire edhe me aq", ka thene Pisha, i cili mendon se faji ishte kolektiv dhe se secili duhet te mbaje pergjegjesite e tij. Kjo, ne menyre qe te nxirret mesim dhe qe hapa fals te tille te mos ndodhin ne ndeshjet e tjera. Duke filluar qe nga ajo e pas dy javeve me Kastriotin.
- - -
- Nje barazim "sfilites", te dielen, ne "Ruzhdi Bizhuta" ndaj kampioneve.
- Ashtu sic rrodhen ngjarjet, mendoj se barazimi ishte me te vertete shume i vyer edhe per ne.
- Cfare ndodhi?
- Pesuam dy gola dhe ne pjesen e pare nuk u dukem thuajse fare ne porten kundershtare. Ndoshta kemi bere lojen me te dobet deri tani. Kemi qene ne, ata qe kemi zhvilluar ndeshje shume te mira ne Kupen UEFA, ashtu edhe ne Superkupe dhe po ne, qe mezi morem nje barazim, permes nje loje qe askush nuk ka deshire te shohe me.
- Perse kaq dobet?
- Ndoshta e morem me mendjemadhesi kete takim. Sapo kishim ardhur nga fitorja e finales se Superkupes me Elbasanin dhe menduam se kjo skuader do te ishte po e njejta, si ne "Niko Dovana". Por ketu mendoj se gabuam dhe e pesuam. Madje, mendoj se shpetuam.
- Trajneri Josa ka deklaruar se ka pare lojtare qe kane ecur ne fushe, ne vend qe te vraponin, duke precizuar se futbolli nuk behet me emra, por me kembe. Ju c'mendim keni per kete?
- Trajneri ka mendimin e tij dhe normalisht qe mund dhe do te thote ate qe ai sheh. Une nuk e di se cfare ka dashur te thote, sepse kete e di vetem ai. Dhe ai eshte i plotfuqishmi qe vendos per cdo gje.
- Nderkohe, dy gola te pesuar dhe shume raste te humbura nga kundershtaret. Cfare caloi ne mbrojtje?
- Asgje. Jo se une luaj ne kete repart, por do te thoja se faji nuk ishte vetem i mbrojtjes, por i te gjitheve. Thashe, e morem lehte kete ndeshje. Pergjegjesia eshte kolektive, e gjithe futbollisteve. Por une mendoj se nga nje ane edhe nuk duhet vene shume faj.
- Ne c'kuptim?
- Kemi ardhur nga disa ndeshje dhe sigurisht qe ishim edh te lodhur. Jo se dua te justifikoj ate barazim, por ishte ndeshja e pare dhe normalisht qe shume nga lojtaret nuk jane ambientuar.
- Ndeshja tjeter, pas dy javesh ne Tirane, ku do te prisni Kastriotin...
- Nuk mendoj dhe besoj se do te bejme me hapa fals. Per kete jemi te sigurt.
-------------------------
Intervistoi: Gjergj Cicani