Turdiu nuk i “qan” piket
Mesfushori energjik Erald Turdiu, eshte mjaft i njohur ne publikun futbolldashes krutan. Ka luajtur per tre sezone radhazi per Kastriotin dhe ka lidhur edhe nje kontrate tjeter njevjecare me te. Ne ndeshjen e pare te kampionatit, perballe Beses, ai eshte aktivizuar per 90 minuta dhe ka arritur te shenoje edhe golin e barazimit, pas nje krosi nga kendi nga kapiteni Rustami, duke i dhene keshtu skuadres piken e pare ne Superiore. "Ishte nje ndeshje e barabarte dhe jo vetem duke u nisur nga rezultati ne perfundim te saj", nis te flase Turdiu. "Fakt eshte se permbysjet ishin te tilla qe i dhane bukuri e emocion lojes, si dhe jane tregues se asnjera pale nuk binte poshte".
Nisur nga kjo, mesfushori vijon me nje kenaqesi te permbajtur analizen e tij: "Duke qene nje ndeshje ne shtepi dhe e para e kampionatit, sidomos per ne qe kthehemi ne Superiore pas kaq vjetesh, ndoshta pritej me shume. Por, duke patur parasysh levizjet qe ka bere ne merkato Besa, si dhe fakti qe vjen nga nje kampionat shume i mire qe zhvilloi sezonin e kaluar, mund te them se pika duhet vleresuar".
Megjithate, shansi i te luajturit ne shtepi nuk eshte shfrytezuar si duhet. "Mund edhe ta kishim fituar ndeshjen dhe kjo do te kishte avcantazhet e veta. Se pari, ne kemi nevoje per rezultate te tilla per t'u rritur psikologjikisht e moralisht dhe se dyti, duhet qe brenda fushes sone te marrim gjithnje maksimumin. Ndryshe. gjithcka veshtiresohet per ecurine e skuadres", thote Turdiu. Dhe ka te drejte. Kastriotin e presin ndeshje te veshtira me kundershtare te tille si Elbasani, Tirana e Dinamo dhe madje edhe ne transferta po kaq te veshtira. Kjo eshte arsyeja qe Ndreu u ka kerkuar te tijve te mos e "qajne" me Besen, por te shohin perpara. Skuadra, gjate kesaj periudhe pushimi te kampionatit do t'i nenshtrohet nje minifaze te re, ku theksi do te vihet ne harmonizimin e veprimeve ne grup, gje qe ka caluar. E justifikueshme kjo kur ke parasysh se ne javet e fundit ne perberjen e skuadres krutane kane ndodhur jo pak ndryshime. "Kemi kohe disi te mjaftueshme per te rikuperuar te metat qe u vune re ne ndeshjen e pare me Besen", thote Turdiu, qe kerkon ta mbylle sa me shpejt biseden. Si per te nxituar per te perfituar nga kjo kohe...
----------------
Behar Sallaku