Lorik Cana: "Oto, gati per te dyja!

Demtmi i Lorik Canes, ne ndeshjen miqesore te Shqiperise me San Marinon, ka shqetesuar jo vetem futbollistin, por edhe trajnerin e kombetares kuqezi, Oto Baric. Pasi i ka munguar nje jave Olimpikut te Marsejes, te dielen e kaluar Cana eshte rikthyer ne fushe dhe ka kontribuar ne fitoren e marsejezeve ndaj Le Mansit, ne kampionatin francez. Vete mesfushori, ka pohuar per "Sport Ekspres" se do te jete ne dispozicion te kroatit Baric per te dy ndeshjet e kuqezinjve, me 2 shtator ndaj Bjellorusise, ne Minsk, dhe me 6 perballe Rumanise, ne Tirane.
-----
-Lorik, nje demtim ne ndeshjen me San Marinon ka shqetesuar jo pak...
-Fakti qe jam aktivizuar gjate gjithe ndeshjes te dites se diel ne radhet e ekipit tim ne ndeshjen kunder Le Mansit konfirmon se jam gati per te kontribuar per te dyja ndeshjet me ekipin kombetar. Pas asaj ndeshje kam ndiere pak dhembje ne gjurin e djathte, por mjeket e klubit me kane garantuar se nuk ka asnje problem, duke e konsideruar me teper si nje lodhje.
-Keni patur kontakte pas San Marinos?
-Po. Qe atje, te gjithe u intersuan per demtimin e pesuar. Madje trajneri Baric me ka telefonuar per disa dite rresht per t'u njohur me ecurine e permiresimit tim. Ne prag te ndeshjes me La Mansin, kur e vura ne dijeni se gjithcka kishte kaluar pa ndonje problem serioz, u gezua shume. Po keshtu, te dielen ne mbremje perseri kemi biseduar dhe e garantova qe do te jem.
-Cili eshte mendimi juaj per kete trajner?
-Eshte disi e tepert t'i kerkohet kjo nje futbollisti. Megjithate po ju them se eshte nje njohes i mire i futbollit. Ka nje stil te tille pune qe e motivon skuadren per te kerkuar suksesin. Te vetmen druatje qe kam eshte se ekipi kombetar i ka filluar me vonese pergatitjet ne drejtimin e tij.
-Mendoni se kjo do te ndikoje ne rezultatet e ndeshjeve te para ne grup?
-Nuk deshiroj dhe nuk shpresoj te ndodhe keshtu. Pavaresisht se ne radhet tona po behen ndryshime, baza e ekipit mbetet. Grupi yne ka futbolliste cilesore dhe me pervoje, te cilet do te dine te kompesojne mangesite e ketij lloji.
-Mungesa e titullareve ne mbrotje, mund te sjelle aktivizmin tuaj ne kete repart?
-Nuk di cfare te them ne kete rast, sepse zgjidhjet i ben vetem trajneri. Ai e di dhe vendos per kete. Personalisht jam i angazhuar per te treguar ne cdo rast gatishmerine per te kontribuar ne cdo rol qe do te me kerkohet.
-Eshte nje Bjellorusi e frikshme?
-Si ndeshja e pare ne grup, meriton kujdesin maksimal. Duke e vleresuar keshtu kete ballafaqim qe do te zhvillohet ne fushen e nje kundershtari qe eshte rritur shume, ekipi do te beje gjithcka per te mos dale pa pike nga kjo ndeshje. Nuk do te jete e lehte pasi shume nga futbollistet e ekipit kombetar te Bjellorusise aktivizohen ne skuadra shume te forta ruse, si dhe me Europe.
-Dhe kater dite me pas, Rumania.
-Nese ndodh qe ne Minsk te bejme realitet deshiren tone, do te thote se per ndeshjen me Rumanine gjithe skuadra dhe publiku yne i zjarrte do te jemi me moralin per te kerkuar vetem fitoren. Rumania eshte shume here me e forte se Bjellorusia, por jo e pathyshme. Per me teper flitet per ndeshje ne fushen tone, ku kemi treguar se dime te luajme bukur dhe te fitojme.
-Se fundi, dicka per skuadren ku aktivizoheni, ate te Olimpik Marsejes...
-Deri tani, ne kater jave kampionat skuadra jone ka arritur te marre tre fitore dhe nje barazim, duke qendruar ne vendin e pare ne klasifikim. I kemi bere nje nisje te mire ketij sezoni dhe deshirojme te ecim me kete ritem edhe ne ndeshjet e ardhshme. Nje tjeter front ku do te kerkojme te bejme nje paraqitje te suksesshme, pa dyshim do te jene dhe ndeshjet per Kupen UEFA.
Intervistoi:MOISI DALIPI