E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albert Duro s’kenaqet me kaq

Fitorja ndaj Dinamos ne ndeshjen e pare te kampionatit ka sjelle jo pak entuziazem ne kampin durrsak. Pas suksesit ndaj skuadres kryeqytetase, tek "djemte e detit" eshte rritur deshira per te vazhduar me kete ritem dhe ne takimet pasardhese. Nje prej lojtareve me te rendesishem te skuadres bregdetare, mbrojtesi Albert Duro eshte i kenaqur qe ekipi i tij e filloi mbare kampionatin. Pavaresisht nga ai rezultat impresionues qe Teuta arriti te shtunen, Duro eshte i permbajtur kur shprehet se skuadra duhet te vazhdoje te punoje per t'u rritur dhe me teper ne javet e ardhshme.
- - -
-Duro, e keni filluar mbare kampionatin kur keni mundur nje skuader te forte si Dinamo...
-Ishte nje ndeshje pozitive per ne, si ne loje, ashtu dhe ne rezultat. Skuadra jone pati merite ne kete takim sepse luajti thjeshte, perfitoi mjaft mire nga gabimet e kundershtarit dhe nuk i dha mundesi Dinamos te na godiste. Madje, goli i vetem i tyre erdhi nga nje goditje standarte.
-A ishte vija sulmuese e skuadres tuaj, ajo qe e shkaterroi Dinamon?
-Sigurisht qe sulmi jone ishte ne nje dite te shkelqyer. Xhafaj dhe Mancaku kombinojne mjaft mire me njeri tjetrin, keshtu qe me efikasitetin ne finalizim i japin mjaft siguri skuadres. Por, dhe dy repartet e tjera funksionuan mire. I gjithe grupi luajti ne menyre te kenaqshme, si ne aspektin sulmues, por dhe ne ate mbrojtes.
-Ndryshe nga c'mendohej, mbrojtja ka luajtur me kater futbolliste prapa...
-Trajneri Starova nuk perdor te njejten skeme ne cdo ndeshje. Menyra e lojes pershtatet dhe ne varesi te kundershtarit qe ke perpara. Ne takimin me Dinamon gjerat funksionuan mire; shpresoj qe keshtu te vazhdojne dhe ne te ardhmen.
-Ky rezultat e vendos Teuten midis skuadrave pretendente per trofe?
-Qe ne periudhen pergatitore, ne jemi shprehur se Teuta kete sezon do te jete ndryshe dhe do te kete te tjera pretendime. E nisem mire, por duhet te vazhdojme te punojme, qe te jemi te suksessh _he ne vazhdim. Kampionati eshte nje maratone e gjate dhe per ta fituar ate kerkohet vazhdimesi.
-Sa do t'i vleje nderprerja e kampionatit skuadres tuaj?
-Mendoj se kjo jave do te na vleje per te bere korrigjimet e duhura. Vertet ne fituam, por ekipi ka nevoje per t'u permiresuar, per te perballuar me sukses sfidat e mepasme.
-Do te luani para sportdashesve durrsake; a do te arrini suksesin dhe ndaj Partizanit?
-Kemi ende kohe per te folur per ate ndeshje. E rendesishme eshte qe skuadra te vazhdoje te punoje per te arritur formen e saj me te mire. Synimi yne ne cdo ndeshje do te jete fitorja.

Intervistoi: Bleda Kadiu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›