Patushi s’ka kerkuar te largohet
Pas largimit te Sines, ne drejtim te kampioneve, por edhe pas lajmeve se nje rruge te tille do te ndiqte edhe mesfushori matjan, Saimir Patushi, nje gje e tille eshte pergenjeshtruar dje nga shefi i klubit Tirana, Shkelqim Muca. "Patushi nuk ka bere asnjehere kerkese per t'u larguar nga Tirana", ka thene Muca, i cili ka sqaruar se, Sina ka qene i vetmi futbollist qe ka bere kerkese per t'u larguar dhe pasi eshte mbledhur bordi drejtues, e ka pranuar vullnetin e lojtarit. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur me lojtarin tjeter, i cili dje ka qene ne stervitje se bashku me pjesen tjeter te grupit te Joses. "Ne nuk mbajme njeri kunder vullnetit. Pra, nese dikush e mendon se nuk duhet te qendroje tek Tirana mund te beje kerkese per t'u larguar. E verteta eshte se, pervec Sines nuk e ka bere kete. Pra, Patushi ka qene dhe do te jete ketu, kete e ka treguar edhe fakti qe ai ka luajtur ne Elbasan", ka perfunduar Muca.