E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Berisha injoron hallet, tregon përralla

Ilir Beqja

Partia Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit, Sali Berisha duke i cilësuar ato si përralla. Në një dalje për mediat, Sekretari për Programin, Ilir Beqja tha se Berisha vazhdon e injoron hallet dhe problemet e vërteta të shqiptarëve, duke përrallisur dhe gënjyer siç e ka zakon.

Sot, në mbledhjen e qeverisë, ne prisnim që Sali Berisha të merrej seriozisht me gjendjen alarmante të kriminalitetit dhe të pasigurisë në Shqipëri. Të merrej me të drejtën më themelore të njeriut, të drejtën e jetës.

Jeta është e kërcënuar, prona është e kërcënuar, sipërmarrja është e kërcënuar, edhe vetë media është e kërcënuar. Vetëm pak ditë më parë tirazhet ditore të tri të përditshmeve u zhdukën nga tregu që në sabah.- tha ai.

Kryeministri akuoz (ujor) siç na tregoi sot se ka qejf te vetquhet, foli per turzimin malor, por nuk tha asnjë fjalë për hektarët e pyjeve që po digjen në këtë verë të nxehtë. Shërbimi zjarrfikës ankohet se nuk ka mjete. Kështu ndodh nëse paratë shpenzohen për vila qeveritare në bregdet apo për mobilje të zyrave të ministrave.

Kryeministri foli për rrugët e reja, por nuk pati kurajon tu kërkojë falje shqiptarëve për vonesën vetëm për faj të tij të akseve Levan Tepelenë, Levan Damës. Foli për terminalin e ri të trageteve në Durrës, por nuk pati kurajo të kërkojë falje pse e vonoi dy vjet ndërtimin e terminalit.

Kryeministri foli për ndërtimet pa leje në perlat turistike, por në fakt demostroi dështimin e qeverisë së tij në kontrollin e territorit, në zbatimin e ligjit të planifikimit të territorit. Kryeministri foli për bujqësinë, por sot fshatarët kërkonin nga kryeministri i vendit të tyre zgjidhje për thatësirën, për parcelat e misrit që po thahen, për fushat e jonxhës ku prodhimi po përgjysmohet.

Kryeministri foli për disiplinën fiskale, por nuk tha asgjë për borxhin publik që ka kaluar 800 miliardë lekë, për defiçitin buxhetor 9 herë më të lartë se një vit më parë.- theksoi Beqja.

Më herë kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë foli për një bum të paprecedentë pushuesish në Shqipëri deri në këtë pikë të sezonit, ndërsa shtoi se, gjatë këtij sezoni në sektorin e turizmit janë punësuar rreth 190 mijë shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›