E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Berisha mungesë vizionin për ç’kënetëzimin

Kjo parti e akuzoi kreun e qeverisë si shkaktar të përmbytjes për të disatën herë të Shkodrës.

“Sali Berisha dështoi të bënte minimumin për të parandaluar përmbytjet, por më shqetësues është fakti që edhe sot, duke refuzuar propozimin e Partisë Socialiste për ndërhyrjet në mbrojtje të banorëve dhe tokave të Shkodrës, nën Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë nga përmbytjet, Saliu po dëshmon se ai nuk është i interesuar të zgjidhë hallet e problemet e popullit”, theksoi deputeti Ilir Beqja.

Ai sqaroi se propozimet e partisë së tij shmangin kënetëzimin e vendit, për të cilët fajtor për opozitën nuk janë reshjet e dendura. Për deputetin Beqja, refuzimi i kësaj kërkese tregon se Berisha është i interesuar vetëm për të prerë shirita elektoral.

“Ky refuzim për të pranuar zgjidhjen konstruktive e konkrete të propozuar nga Partia Socialiste është treguesi më i qartë i mungesës së vizionit, programit dhe të një plani për të qeverisur Shqipërinë nga ana e Sali Berishës. Por mbi të gjitha kjo është një tregues i mungesës të interesimit për të zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve nga Saliu, që po e zhyt Shqipërinë përditë e më shumë në baltën e keqqeverisjes”, përfundoi deklaratën e tij për mediat në Tiranë. /Saimir Lleshi/

                                                                                             2010-12-11 14:41
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›