E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kryeministri Berluskoni fiton votëbesimin

Berluskoni fitoi me një diferencë prej tre votash, pas një seance të tensionuar në dhomën e deputetëve dhe në mesin e protestave të shumta që po zhvillohen në kryeqytetin italian.

Më parë, Berluskoni kishte fituar edhe një votëbesim në Senat. Ndërkohë që dje, ai paralajmëroi ligjvënësit të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit me rrëzimin e tij.

74-vjeçari humbi mbështetjen e aleatit të tij, Gianfranco Fini, dhe të dhjetëra mbështetësve të tij dukë bërë që të humbiste shumicën dërrmuese në dhomën e ulët. Por, në votimin final dy deputetë opozitarë ndërruan krahë.

Mijëra persona kanë dalë në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera kryesore për të kërkuar ndryshime në qeveri./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-14 15:58
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›